Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Agron HOTI: Dioptri sa më e mprehtë ndaj mbikëqyrjes së donacioneve në Kosovë

by te Sheshi
02/07/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Agron HOTI: Dioptri sa më e mprehtë ndaj mbikëqyrjes së donacioneve në Kosovë

Opinioni publik në Kosovë shumë pak di se a mbikëqyren projektet e donatorëve, nëse po si, sa dhe nga kush mbikëqyren ato. Ndërsa sa u përket qytetarëve, nëse tërësisht të painformuar, ata kanë shumë pak informacion për këtë fushë delikate. Njëra nga arsyet kryesore për mungesë të informacionit është se shumica e dokumenteve dhe raporteve të projekteve janë vetëm për qarkullim të brendshëm mes trekëndëshit: donator-zbatues-përfitues. Bile bile për raportet financiare të projekteve mungon tërësisht informacioni. Ky trekëndësh ekziston edhe në vende tjera, por insistimi i mediave dhe shoqërisë civile dhe presioni publik sigurisht që do të ngrisnin transparencën ndaj rrjedhës së kaq shumë mjeteve financiare.

Dhe përgjigja është po, pra donacionet mbikëqyren, por jo sa duhet. Përgjithësisht ka dy lloje të mbikëqyrjes së donacioneve: 1) Mbikëqyrje kontraktuale dhe 2. Jo kontraktuale. 1. Mbikëqyrje kontraktuale të projekteve bën shteti apo donatori që jep donacionin dhe kompanitë profitabile ndërkombëtare, të cilat zbatojnë projekte. 2. Mbikëqyrje jo kontraktuale bën përfituesi i projektit (institucionet tona) duke përcjellur mbarëvajtjen e projekteve. Mbikëqyrje jokontraktuale do të duhej të bënin dhe Parlamenti i Kosovës, shoqëria civile dhe mediat.

Në mbikëqyrjen e donacioneve ka disa pjesëmarrës, të cilët po të kombinoheshin dhe koordinoheshin më mirë, informacioni te publiku do të ishte i saktë, jo vetëm për të arriturat dhe mos-arriturat e projekteve, por për pothuaj edhe për secilin euro cent të shpenzuar. Pjesëmarrësit kryesorë aktual në mbikëqyrjen e donacioneve janë: 1) Shtetet apo organizatat donatore (p.sh. Gjermania apo BE), 2) Zbatuesit e projekteve (kompani profitabile ndërkombëtare), 3) Përfituesit e projekteve (institucionet tona). Përpos këtyre do të duhej të ishte dhe: 4) Parlamenti i Kosovës, 5) Shoqëria Civile dhe 6) Mediat.

1) Shtetet apo organizatat donatore japin fonde në bazë të politikave të tyre të jashtme për pjesë të ndryshme të botës dhe njëkohësisht mundohen të kenë një sy rigoroz mbi rrjedhën e fondeve. Përpos raporteve që marrin nga zbatuesit e projekteve, shtetet apo organizatat donatore janë të interesuara të marrin vlerësime edhe nga përfituesit se sa ata janë duke përfituar nga projektet duke u munduar kështu të rrisin cilësinë dhe efektet e donacioneve.

2) Zbatuesit e projekteve përpos që janë të obliguar t’u raportojnë donatorëve, sepse kështu i obligon kontrata me donatorë, ata në të njëjtën kohë menaxhojnë dhe mbikëqyrin projektet. Sa më kërkues të jenë përfituesit, aq më të suksesshme do të jenë projektet. Ndërkohë që zbatuesit e projekteve duke mos qenë shumë të sfiduar nga institucionet tona, ata interesohen vetëm se si t’i përfundojnë sa më shpejtë projektet e tyre dhe të fillojnë me projekte të reja.

3) Përfituesit e projekteve janë ata të cilët parimisht duhet të mbikëqyrin më së miri mbarëvajtjen e projekteve. Mirëpo, vështirësia fillon pikërisht nga kjo hallkë e mbikëqyrjes, sepse përfituesi, pikë së pari – për arsye të ndryshme – nuk përfshihet mjaftueshëm apo fare në dizajnimin e projekteve dhe problemet pastaj ecën si lumi. Pra, në qoftë se një projekt p.sh. 3 milion EUR ka filluar dhe përfituesi përpos që nuk ka marrë pjesë në bashkëdizajnimin e tij, ai as që e ka përcjellë sa dhe si duhet rrjedhën e atij projekti, atëherë efektet sigurisht që do të jenë tejet të kufizuara apo nuk do të vërehen fare.

Pra, ajo çfarë duhet të bëjë përfituesi është të përcjellë dhe vlerësojë punën e ekspertëve ndërkombëtarë që vijnë në kuadër të projekteve për fusha të ndryshme. Dhe nëse ekspertët bashkë me tërë menaxhmentin e projektit lënë për të dëshiruar, atëherë përfituesi duhet ulur me zbatuesin dhe donatorin për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që projekti të arrijë objektivat e parapara, në të kundërtën projekti do duhej ridizajnuar apo në rastin më të keq do duhej pezulluar apo ndërprerë kontrata.

Por, pezullimet e projekteve në Kosovë e Shqipëri fatkeqësisht nuk ndodhin, sepse është bërë modë të thuhet se nëse e kritikojmë një donacion do të prishim raportet me donatorin. E që në fakt është krejt e kundërta, sepse sa më kërkuese dhe pse jo kritikuese të jenë institucionet tona karshi donacioneve, aq më të mira do të jenë raportet e Kosovës me donatorë dhe aq më efektshme do të jenë donacionet. Kjo sepse kështu donatorët do të kuptojnë që Kosova ka ngritur tashmë kapacitetet institucionale dhe se është në gjendje të vlerësojë se nuk mund t’i servohen projekte palidhje dhe kompani profitabile ndërkombëtare të papërgjegjshme.

4) Edhe qasja e Parlamentit të Kosovës është tejet e kufizuar në mbikqyrjen e donacioneve si rezultat i kapaciteteve të kufizuara të këtij institucioni për këtë fushë komplekse. Që nga paslufta deri më sot pothuaj nuk ka patur ndonjë seancë ku është diskutuar për cilësinë dhe efektet e donacioneve. Ndërkohë që në Parlamentet tjera të rajonit dhe më gjerë ka një angazhim më të theksuar në këtë drejtim. Prandaj, angazhimi i Parlamentit tonë do rriste kontrollin mbi Qeverinë për të rritur angazhimin e saj në dizajnim dhe zbatim më të mirë të donacioneve.

5) As shoqëria civile nuk ka mundur ta luajë rolin e saj për të marrë pjesë në mbikëqyrjen e donacioneve si rezultat i qasjes tejet të kufizuar në projekte të donatorëve. Përpos kësaj shoqëria civile disponon me kapacitete tejet të kufizuara në këtë drejtim. Do të ishte mirë që OJQ-të e profilizuara të bëheshin pjesë e punës mes institucioneve tona dhe donatorëve, ku flitet për dizajnin, mbarëvajtjen dhe vështirësitë e projekteve. Poashtu, raportet e projekteve do të duhej ndarë me OJQ-të në mënyrë që të dihet se çfarë është duke ndodhur. Sa më shumë që hapen donatorët dhe përfituesit aq më e përfshirë do të jetë shoqëria civile dhe rrjedhimisht aq më e lartë do të jetë cilësia dhe efektet e donacioneve në të gjitha fushat.

6) Ashtu sikurse shoqëria civile edhe mediat kanë qasje të kufizuar në mbikëqyrje të donacioneve dhe si rrjedhojë informacioni i servuar nga to në të shumtën e rasteve është i kufizuar, në disfavor të një projekti dhe shpesh ç’orientues për qytetarët. Dhe kur mediat nuk kanë informacionin e duhur,  atëherë konfuzioni dhe spekulimet te qytetarët janë të paevitueshme.

Si përfundim duhet thënë se dioptria jonë mbarështetërore për mbikëqyrje të donacioneve duhet të jetë sa më e mprehtë, kjo për faktin se së pari do krijonte kushtet për një koordinim dhe zbatim më të mirë të donacioneve, rritje të efektivitetit dhe qëndrueshmërisë dhe krejt kjo në fund do rriste transparencën para publikut për miliarda euro të shpenzuara dhe që priten të shpenzohen. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Putin paralajmëron: nëse Finlanda hyn në NATO, do reagojmë ushtarakisht

Putin paralajmëron: nëse Finlanda hyn në NATO, do reagojmë ushtarakisht

I dërguari i Athinës në kongresin e PBDNJ-së: me Ramën asnjë ministër nga minoriteti, me Nanon e Berishën ishte ndryshe

I dërguari i Athinës në kongresin e PBDNJ-së: me Ramën asnjë ministër nga minoriteti, me Nanon e Berishën ishte ndryshe

Ja si e pësoi ky fëmijë trazovaç (video)

Ja si e pësoi ky fëmijë trazovaç (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni