Ylli Brazilian i PSG-së, Neymar, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet Barcelonës me një padi në gjykatë. Ai ka deklaruar është në dijeni për padinë e Barcelonës dhe se do t´a kundërshtojë atë në gjyq.
Sipas një deklarate zyrtare të lojtarit, ai pretendon se Barcelona ia kishte borxh bonusin e besnikërisë. “Ne i informojmë të gjithë se Neymar dhe avokatët e tij janë në dijeni për padinë dhe veprimet ligjore të Barcelonës në gjykatë.
Pas njoftimit zyrtar dhe shqyrtimit të kësaj padie nga klubi, dosjet e mbrojtjes do të dorëzohen shumë shpejt.
Sa i përket bonuseve që Barcelona i kishte borxh për t’i ekzekutuar në bazë të kontratës së vitit 2016, është e nevojshme të informojmë se lojtari tashmë ka inicuar një procedurë formale në gjykatën kompetente”, thuhet në deklaratën e Neymar.
Ditë më parë, Barcelona konfirmoi padinë për bonusin e besnikërisë që Neymar e pranoi pas rinovimit të kontratës.
Në këtë “luftë” tashmë kanë hyrë edhe PSG. /tesheshi.com/