Ylli i Barcelonës do të paraqitet sërish në gjyq, pasi është bërë subjekt i një hetimi gjyqësor për kalimin e tij nga Santos tek Barcelona. Ndërkohë lojtari ka deklaruar se proceset gjyqësore janë duke e shqetësuar së tepërmi.
“Jam i lodhur së tepërmi me këto gjëra, shpresoj se një ditë do përfundojnë”, ka deklaruar shkurtazi braziliani për mediat katalanase.
Ndërkohë, mediant e ndryshme europiane kanë filluar të supozojnë për një kalim të mundshëm të futbollistit në Premier Ligën angleze apo ndonjë kampionat tjetër, meqenëse problemet e tij me ligjet në Spanjë kanë filluar ta lodhin së tepërmi.
/tesheshi.com/