Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur një deklaratë ku hedh poshtë idenë se Rripi i Gazës, “pasi të pushtohet nga ushtria izraelite”, duhet t’u kthehet palestinezëve, njoftuan mediat nga ky vend.
Reagimi nga zyra e Netanyahut pasoi, me shumë gjasa, një raportim të medias në gjuhën hebraike që sugjeronte se “Izraeli po shqyrton idenë e Autoritetit Palestinez të riqeverisjes në Rripin e Gazës pasi Izraeli të ketë sukses në qëllimin e tij për të përmbysur Hamasin”.
“Kryeministri Netanyahu përcaktoi qëllimin – eliminimin e Hamasit. “Të gjitha historitë për vendimet për dorëzimin e Rripit të Gazës tek Autoriteti Palestinez ose ndonjë palë tjetër janë gënjeshtra”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas mediave izraelite, si dhe përgjigjes nga zyra e Netanyahut, mund të konstatohet se për ta pushtimi i Gazës është punë e kryer dhe se, siç kanë paralajmëruar disa ministra, ky territor do të aneksohet nga Izraeli. /tesheshi.com/