Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu refuzoi të japë dorëheqjen pas inkriminacionit zyrtar që ju bë nga policia e vendit të tij për korrupsion.
Gjatë një fjalimi përpara kombit, Netanjahu tha se “jam i pafajshëm”.
“Siç e di unë të vërtetën, gjithçka do të mbyllet në një asgjë”, tha kryeministri izraelit, i cili u paraqit mjaft i tendosur.
Netanjahu sulmoi ashpër policinë e vendit, duke thënë se nuk është ajo që vendos por drejtësia.
Policia izraelite ka arritur të dokumentojë dy raste ku akuzohet kryeministri i vendit hebre se ka marrë rryshfet.
Kriza për Netanjahun ndodh pikërisht në kohën kur ai po bëhej gati të ndërtonte të tjera godina për kolonët në territoret e pushtuara. /tesheshi.com/