Në ditën e pavarësisë së Kosovës, qyteti simbol i Kosovës-Mitrovica do të firmosë një marrëveshje binjakëzimi me qytetin e pavarësisë së Shqipërisë-Vlorën.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, do të firmosin paktin që përjetëson dy qytetet symbol të shqiptarëve.
Me këtë rast, në Mitrovicë do të hapet një ekspozitë shumë e veçantë ku do të paraqiten telegramet që kanë mbërritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, pikërisht nga Kosova dhe veçanërisht nga Mitrovica.
/tesheshi.com/