Pas akuzave që Thaçi i bëri Serbisë për pengim të prokurorëve e gjyqtarëve serbë të Veriut që të bëjnë dekretimin tek ai si President, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se Thaçit po i duhet përulja dhe denigrimi për ta thënë të vërtetën,jo në të mirë të tij, por në të mirë të shtetit.
Deputetja Albulena Haxhiu thotë se kështu ndodh kur presidenti e konsideron funksionin e tij si pronar i një ndërmarrje private, dhe reagon vetëm kur integriteti i tij personal cenohet.
Haxhiu thotë se bojkoti për dekretim që bën sot prokurorët e gjyqtarët serb tregon se ata qysh moti janë emëruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, andaj sipas saj ky nuk është integrim.
“Gjyqtarët e prokurorët të cilët sot me urdhëra të Vuçiçit bojkotuan ceremoninë e emërimit formal, kanë marrë bekimin shumë më herët. Ata u emëruan nga Vuçiçi, ndërkaq amini iu dha nga Edita Tahiri. Ministrja e dialogut, anëtare e organit më të lartë ekzekutiv aprovonte emërimet e po këtyre gjyqtarëve të emëruar nga qeveria e Serbisë. Këta individë të cilët flasin për gjyqësorin e pavarur nëpër korridoret e Brukselit përzgjedhnin gjyqtarët e Serbisë. Ky nuk është integrim. Këta janë ekzekutorët e Serbisë. Andaj, Presidenti pasi që dikur ishte paçavër e ndërkombëtarëve, tani u bë paçavër e Vuçiçit”, shkruan Haxhiu në Facebook.