Anëtarët e shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonjës dolën përpara Gjykatës së Lartë të Spanjës, të akuzuar për kryengritje dhe nxitje të ndarjes, pas referendumit të diskutuar të tetorit për pavarësinë. Nëntë zyrtarë do të merren në pyetje ndërsa lideri katalanas, i cili tashmë e ka lënë Spanjën, Carles Puigdemont dhe katër të tjerë nuk janë paraqitur.
Spanja ndodhet në krizë kushtetuese që prej referendumit të 1 Tetorit. Prokurorët mund të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve. Puigdemont, i cili ndodhet tashmë në Belgjikë tha se bëhet fjalë për një gjyq politik.
Javën e kaluar, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy vendosi kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonja, duke shkrirë parlamentin dhe duke thirrur zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor. /tesheshi.com/