Liderët e Bashkimit Europian kanë aprovuar ditën e sotme marrëveshjen mbi refugjatët me Turqinë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Finlandës Juha Sipila.
“Marrëveshja me Turqinë i miratua”, – shkruan Sipila në Twitter.
Më parë, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, siç referon një tjetër funksionar i BE-së, kishte lënë të kuptohej se mund të pranonte draft-marrëveshjen mes vendeve të bllokut dhe Ankarasë. /tesheshi.com/