Numri dy në Qeverinë e Prishtinës, Hashim Thaçi njoftoi edhe për një tjetër shtet që do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në një postim në Facebook, Thaçi njoftoi se
Principata e Monakos ka nënshkruar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
“Po ecim përpara hap pas hapi. Sapo mora informacionin që edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah nesh në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor,” shkruan Thaçi në FB. /tesheshi.com/