Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një zgjidhje për ngërçin politik të krijuar në Kosovë mes partive politike, ndërsa ka bërë me dije se të gjitha subjektet po bëjnë përpjekje për të dalë nga kjo krizë.
“Po, besoj që do të ketë një zgjidhje. Unë nuk mund ta them sot se cila është zgjidhja, por e di që nga të gjitha subjektet politike ka përpjekje për të dalë nga kriza. Dhe po, besoj se do të gjendet një zgjidhje”, tha Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit.
Këto komente, Haliti i bëri pas seancës plenare, e cila u bojkotua sërish nga deputetët e opozitës. /tesheshi.com/