Gjela Mhilli nga Tarazhi i Mirditës mbushi dje plot 116 vjeç. Ajo nuk është për në Guinnees veç për moshën e madhe, por dhe për formën që gëzon ende në këtë pleqëri të thellë.
Ka kujtesë të fortë, shikon dhe dëgjon mirë, ushqehet pa ndihëm e të tjerëve dhe lëviz në oborrin e shtëpisë, ku madje përpiqet të ushqejë dhe bagëtitë.
Por kësaj 116-vjetori i lindjes do e gjente në shtrat për shkak të një gjendjeje gripale. Por dhe ky moment e ka një veçantë, pasi nënë Gjela për herë të parë po provon medikamente të rekomanduara nga doktori.
Në këtë moshë të madhe që gëzon, ajo pa dyshim që ka parë e provuar shumë.
Nuk përton të flasë pak dhe për politikë, ku thotë se në kohën Enver Hoxhës ishte më i mirë sa i përket qetësisë; ndërsa Berisha sipas saj ka një gabim të madh, pasi nën pushtetin e tij u armatos popullata.
Gjela ka mbi 100 nipër dhe mbesa; dhe kjo e bën atë ndër stërgjyshet nga më të rralla jo vetëm në Shqipëri por dhe në planet.
Gjela është e pajisur dhe me kartën e identitetit në këtë fillim viti pasi shpreson që për një moshë të tillë strukturat e qeverisjes duhet të mbështesin me pension të veçantë. A. Zani – /tesheshi.com/