Mediat botërore raportojnë lajmin e gazetës ukrainase Pravda, e cila raportoi se Denis Kireyev është vrarë në Kiev.
Ai ishte një nga negociatorët ukrainas që mori pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë vetëm pak ditë më parë.
Sipas Pravda-s, Kireyev u vra ndërsa forcat ukrainase të sigurisë u përpoqën ta arrestonin nën dyshimin për tradhti.
Burime të Drejtësisë thonë se ka “prova të forta” se ai i ka dhënë informacione sekrete Rusisë.
“Shërbimi ukrainas i sigurisë dyshohet se vrau Denis Kireyev, një anëtar i ekipit negociator ukrainas.
Ai dyshohet se u vra ndërsa po i rezistonte arrestimit nën dyshimin për tradhti,” shkroi gazetari Christopher Miller në Twitter.
Këto prova dyshohet se përfshijnë biseda telefonike në të cilat i dyshuari i zbulonte sekretet palës kundërshtare. /tesheshi.com/