Kryeminisionari për zgjedhjen e krizës politike në Maqedoni në rolin e negociatorit të BE-së, belgu Piter Vanhautte sot ka marrë rrugën për në Bruksel.
Atij më 27 mars i skadon marrëveshja si ekspert i pavarur, megjithatë ai paralajmëron se më 4 prill do të kthehet dhe do të vazhdojë të punojë në vend, në përpjekje për t’i ndihmuar vendit të shkojë përpara.
Ndryshe,Vanhautte për dallim nga gjithë politikanët në Maqedoni që voziten me vetura luksoze, ai në të gjitha takimet e tij zyrtare vinte me biçikletë. Andaj i pyetur nga agjencia e lajmeve META, nëse do e merr dhe biçikletën me vete ose do i’a lë për kujtim ndokujt ai u përgjigj kështu: “Unë nuk largohem përgjithmonë. Do të kthehem këtu dhe do të vazhdoj ta vozis këtë biçikletë. Nëse ndonjëherë e ndërpres punën, biçikletë do t’ia fal ndokujt, tanimë ka disa kandidatë. Një gjë është e sigurt, biçikleta nuk do të shkojë në muzeun e VMRO-së”.
Përveç biçikletës, Vanhautte në u bë i njohur edhe shkaku i postimeve të tija në rrjetin social tëitter, ku me satirë komentonte ngjarjet në vend, duke publikuar fotografi të maceve. /tesheshi.com/