“Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura” – ka qenë kjo një prej frazave të ambasadores Vllahutin, teksa ka folur për vendimin më të fundit të KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas një viti.
Është një ndër ato kode të gjuhës diplomatike, që, gjykuar në kontekstin e zhvillimeve shqiptare, diku ka dashur të godasë, o tek njëri krah o tek tjetri. Këtë, znj.Vllahutin e tha gjatë kërkesës së saj për unitet politik.
“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtar për të cilën punon gjithëkush”.
Në takim ishte dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Flackenstein, i cili përcolli mesazhin se Tirana zyrtare ka tashmë një vit kohë për të plotësuar çdo detyrë hap pas hapi. /tesheshi.com/