Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore, Nikolla Dimitrov shprehu shpresën e tij që Franca të miratojë fillimin e negociatave të BE me vendin e tij në tetor.
“Unë mendoj se do të kemi mbështetjen e Francës”, tha Dimitrov për median e Shkupit.
Franca ka akoma rezerva për zgjerimin e BE-së, pasi kërkon së pari reforma brenda vetë Unionit përpara zgjerimit të mundshëm.
Dimitrov kujtoi se ai kishte qenë kohët e fundit në Paris dhe se pas takimeve me zyrtarë të lartë francezë ishte kthyer i inkurajuar dhe se ai nuk mund të besonte që presidenti Emmanuel Macron nuk mund të mbështeste hapjen e negociatave.
“Sinqerisht nuk besoj se një nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim të tillë strategjik. Një prirje e mirë nuk mund të inkurajohet pa arritur sukses në evropianizimin e Ballkanit”, tha kryediplomati i Shkupit.
Këshilli Evropian në tetor do të vendosë nëse BE do të fillojë bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën pasi vendimi u shty në qershor të këtij viti.
Para së njëjtës sfidë është dhe Shqipëria, ku së fundi ka marrë sinjale negative nga Hollanda. Gjermania u dha “Ok” si Shkupit e Tiranës, por para është dhe Franca me skepticizmin e saj. /tesheshi.com/