Lëvizja BESA në Maqedoni ka promovuar standartin e ri në kuadër të një pjesëmarrjeje të mundshme në qeveri, duke u përqëndruar te parimet e jo postet, siç ndodh rëndom.
Pas takimit të një përfaqsie të kësaj partie me përfaqsues të LSDM-së, Afrim Gashi nga BESA tha se negociatat po zhvillohet vetëm në emër të parimeve të qeverisjes së ardhshme.
“Ne do të insistojmë shumë që të merremi vesh. Për ne gjëja më e rëndësishme është se me çfarë parime do të funksionojë qeveria e ardhshme”.
“Disa parime janë publike, por për detajet do të flasim herë tjetër, do t’i publikojmë”, shtoi Gashi.
BESA nuk ka shfaqur gadishmëri për të qenë prezente në qeverinë e re të Zaevit, aty ku do bëjë pjesë dhe BDI e Aleanca për Shqiptarët. Por faktorë relevantë ndërkombëtarë, më saktë BE e SHBA, kërkon prezencën e saj në kabinetin e ri. /tesheshi.com/