Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Brukselit që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat në tetor. Sipas tij, kjo është diçka pozitive.
“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.
Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.
Të gjithë bashkë në 30 qershor”, tha Rama, duke e mbyllur kështu mesazhin e tij me bindjen se më 30 qershor do ketë zgjedhje. /tesheshi.com/