Edhe Uashingtoni e ka lexuar vendimin e një ditë më parë të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë, si dhënie datë për çelje negociatash, pavarësisht shtyrjes me një vit.
“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Ndërkohë, opozita vijon ta lexojë si refuzim vendimin e Brukselit. /tesheshi.com/