Rusia do të reduktojë rrënjësisht aktivitetin ushtarak në zonën përreth Kievit dhe Chernihiv, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.
U njoftua kjo nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, me anë të një deklarate të lexuar nga zëvendësministri, gjeneral-koloneli Alexander Fomin.
“Për shkak të faktit se negociatat për përgatitjen e Traktatit për Neutralitetin dhe Statusin Jo-Bërthamor të Ukrainës, si dhe për sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën janë duke u zbatuar, ato marrin parasysh parimet e diskutuara gjatë takimit të sotëm. Miratimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka marrë një vendim për të reduktuar rrënjësisht aktivitetet ushtarake në zonën e Kievit dhe Chernihivit”, tha Fomin.
Më herët sot, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “operacioni ushtarak në Ukrainë” do të zgjasë deri në arritjen e qëllimeve, por në të njëjtën kohë ai njoftoi një kthesë në strategjinë e Rusisë në Ukrainë.
“Faza e parë e luftës ka përfunduar. Ushtria ruse po fokusohet në qëllimin kryesor të çlirimit të Donbasit,” tha Shoigu. /tesheshi.com/