Një takim dhe darkë joformale e udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Bruksel, të organizuar anga Charles Michel, President i Këshillit Evropian.
“Drejtuesit e Shqipërisë, Bosnjes, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë po vizitojnë Brukselin me rastin e një konference ndërkombëtare të donatorëve për Shqipërinë, e cila do të mbahet në 17 shkurt në ambientet e Komisionit Evropian”, u njoftua nga Këshilli Evropian.
Me këtë takim, udhëheqja e re e BE dëshiron të nxjerrë në pah mbështetjen dhe përkushtimin e pakufizuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është takimi i parë i liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor që nga zgjedhjet evropiane 2019. /tesheshi.com/