Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NEGOCIATAT/ Cilat janë sinjalet e fundit nga Brukseli për Shkupin dhe Tiranën?

by te Sheshi
16/11/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
NEGOCIATAT/ Cilat janë sinjalet e fundit nga Brukseli për Shkupin dhe Tiranën?

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria mbeten pa “dritën e gjelbër” të vendeve anëtare të nevojshme për të hapur bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian, raporton Al Jazeera.

Gjermania, si kryetari aktual i Këshillit të BE-së, thotë se ka pak kohë për të arritur një konsensus për hapjen e negociatave deri në fund të këtij viti, të paktën për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipërisë do t’i duhet të presë presidencën e Portugalisë apo edhe Sllovenisë në gjysmën e dytë të 2021.

Aktualisht, Sofja dhe Shkupi janë pa një marrëveshje mbi kushtet e nevojshme për Bullgarinë për të dhënë “dritën e gjelbër” për kornizën negociuese dhe fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë Veriore me BE.

Një ditë para takimit të ministrave të Punëve të Përgjithshme të BE në Bruksel, ata theksojnë se të gjitha negociatat e mëparshme midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, të cilat përfshijnë presidencën gjermane dhe Komisionin Evropian, nuk kanë rezultuar në një marrëveshje.

“Ministri i jashtëm bullgar vlerësoi se Sofja nuk do të lëvizë pozicionet e saj dhe ne nuk kemi asnjë përgjigje nga Shkupi. Për të bërë përparim, të dy palët duhet të bien dakord, sepse korniza e negociatave kërkon unanimitet në Këshillin e BE, por edhe pëlqimin e vendit që hyn në negociata për pranimi,” tha një diplomat i vjetër i BE.

Në Bruksel, ata kujtojnë se procesi i zgjerimit ishte në krizë vitin e kaluar, i cili rezultoi në një metodologji të përtërirë të pranimit.

Kjo u pasqyrua në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe marrëveshja në parim për hapjen e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën u arrit nga vendet anëtare në mars 2020.

“Ajo që mbetet për t’u zgjidhur janë çështjet dypalëshe, të cilat Bullgaria ka ngritur në lidhje me trashëgiminë historike. Bullgaria po kërkon një mënyrë për ta përfshirë këtë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut,” shpjegoi diplomati i BE.

Në Bruksel, ata theksojnë se marrëveshjet dypalëshe nuk janë pjesë e negociatave të pranimit dhe se ato mund të bëhen vetëm paralelisht.

Bullgaria, e cila kundërshton “identitetin e maqedonasve”, po kërkon që Shkupi të pranojë “realitetin historik” dhe “të mos shtrembërojë faktet”.

Sofja këmbëngul se gjuha maqedonase ka rrënjë bullgare dhe mund të trajtohet vetëm si “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore”, por jo si “gjuha maqedonase”.

Për më tepër, nga Shkupi kërkohet të përfshijë, brenda kornizës së Kapitullit 35, në negociatat e pranimit me BE, riemërtimin e marrëveshjes së miqësisë të nënshkruar me Bullgarinë, e cila adreson në mënyrë specifike çështjen e pakicave.

Po Tirana?

Për Shqipërinë, e cila po pret gjithashtu konfirmimin e kornizës së saj të negociatave, BE thekson se “nuk ka çështje të hapura bilaterale”, por që ajo ka kushte në lidhje me sundimin e ligjit, të cilat duhet t’i plotësojë për të fituar konsensusin në Këshillin e BE për fillimin e bisedimeve të pranimit.

Megjithëse KE ka dalë me dy kushte për Shqipërinë, që lidhen me funksionimin e plotë të dy gjykatave, asaj Kushtetuese dhe të Lartë, si rishikimit të ligjit Antishpifje, pesë vende të BE thonë se nuk është e mjaftueshme për të rënë dakord për të filluar negociatat me Tiranën.

Këto janë Hollanda, Franca, Gjermania, Spanja dhe Danimarka, të cilat presin reforma më të forta në fushën e sundimit të ligjit nga autoritetet në Tiranë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Humbja, ekipi i Trump-it shënjestron Gina Haspel-in e CIA-s: pse duhet shkarkuar

Humbja, ekipi i Trump-it shënjestron Gina Haspel-in e CIA-s: pse duhet shkarkuar

Basha, kërkesë publikut: më përfytyroni si kryeministër nën pandemi!

Basha, kërkesë publikut: më përfytyroni si kryeministër nën pandemi!

Rrjetet sociale: cili është aplikacion që është bërë papritmas mega-popullor…te trumpistët?

Rrjetet sociale: cili është aplikacion që është bërë papritmas mega-popullor…te trumpistët?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni