Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në zgrip të harresës: Polonia me ngjyrat e fotografit që udhëtonte me Hitlerin

by te Sheshi
22/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Në zgrip të harresës: Polonia me ngjyrat e fotografit që udhëtonte me Hitlerin

Në fund të viteve 1930 dhe në fillim të viteve 1940, fotografi gjerman dhe nazist i vijës së ashpër, me emrin Hugo Jaeger gëzonte akses të paprecedent në rangjet e larta të Rajhut të Tretë, duke udhëtuar me Adolf Hitlerin për tubime masive dhe duke e fotografuar atë në festa të mbyllura dhe në momente më të qeta private.

Fotografitë i bënë aq shumë përshtypje Fyhrerit saqë ai bëri deklaratën e tij të famshme, pasi kishte parë për herë të parë punët e Jaeger: “E ardhmja i takon fotografisë me ngjyra”. Por përtej paraqitjes, thjesht të udhëtimeve të pafundme të Hitlerit, Jaeger dokumentoi gjithashtu edhe makinerinë brutale të Rajhut, përfshirë edhe pushtimin e Polonisë në vitin 1939.

Në një set të rrallë fotografish, publikuar nga revista “Life” paraqiten pamje nga Varshava dhe qyteti Kutno, 75 milje në perëndim të kryeqytetit polak, në vitet 1939 dhe 1940.

Për të pasur një perspektivë të imazheve, një ese e Justyna Majewska, argumenton se çfarë mund të na tregojnë ende imazhet e Jaeger, fotografit të përkushtuar për të krijuar madhështinë e Hitlerit dhe “triumfet”e Rajhut të Tretë. Treçerek shekulli pas u shkrepën, mbetet misterioze përse Jaeger zgjodhi të fiksojë në pavdekësi hebrenjtë në Varshavën dhe Kutnon e pushtuar në një mënyrë jo karakteristike për të dhe aq intime.

Pjesa më e madhe e fotografëve gjermanë që punonin në atë kohë ashtu si edhe Jaeger, zakonisht u fokusuan tek Vermahti, liderët nazistë, dhe fitoret ushtarake të Rajhut që ishin të shumta në ditët e hershme të luftës së Dytë Botërore. Ato fotografi shpesh dokumentonin veprime të dhunshme dhe poshtëruese, madje edhe kur vishnin me lavdi trupat gjermane.

Fotografitë që Jaeger shkrepi në getot gjermane në Poloninë e pushtuar, nga ana tjetër, s’përcjellin

asgjë nga triumfalizmi që shihet në shumë nga fotografitë e tjera të tij. Këtu, në fakt, nuk ka fare prani ushtarake gjermane. Ne mund të shohim shkatërrimin në peisazhin e pushtimit gjerman të Polonisë, por shumë pak nga vetë “raca superiore”.

Sigurisht, është e pamundur që të rikrijohet ekzaktësisht ajo që Jaeger kishte në mendje, por nga reagimi i njerëzve të portretizuar në këto imazhe në Varshavë dhe në Kutno, duket se nuk në mënyrë të habitshme ka pak armiqësi midis tyre dhe fotografit. Pjesa më e madhe e njerëzve në këto imazhe, polakë dhe hebrenj, buzëqeshin drejt kamerës. Ata kanë besim tek Jaeger, dhe janë kuriozë ndaj këtij njeriut me apara që interesohet për ta. Në këtë kuriozitet të tyrin, nuk ka ndjesi urrejtjeje. Burrat, gratë dhe fëmijët në anën tjetër të lenteve dhe Jaeger që sheh përmes lenteve pa tension e ndjesi agresiviteti që është karakteristikë e një marrëdhënieje midis agresorit dhe viktimës.

Ajo që godet më shumë, është se asnjë prej këtyre njerëzve duket se nuk është detyruar të pozojë. Në fakt, Jaeger me siguri u ka kërkuar atyre leje për t’i fotografuar: ndoshta ai dhe ata kanë pasur një bisedë të shkurtër përpara se ai të niste fotografimin. Mund të shkohet aq larg sa është të thuhet se nuk ka asnjë shenjë brutaliteti të dukshëm. Për Jaeger (në kundërshtim me shumë nga mbështetësit e Rajhut), hebrenjtë nuk ishin thjesht “minj apo “parazitë’: ai thjesht i perceptonte ata si subjekte tërheqëse. Ndërsa me gjasa ai ka ndjerë se nënshtrimi i tyre ishte i pashmangshëm përballë forcës gjermane, ai pavarësisht i fotografon ata në mënyrë simpatike.

Ne dimë, kaq shumë dekada më vonë, se këta mijëra njerëz ishin, në fakt, të burgosur, pavarësisht nëse getot që do të pasonin pushtimin, ishin ndërtuar ende apo jo. Në një qytet me përmasat e Varshavës, krijimi i getos famëkeqe ishte goxha i komplikuar dhe kërkoi disa muaj kohë për t’u përfunduar, ndërsa në Kutno, hebrenjtë u detyruan të grumbulloheshin në geto në një ditë të vetme.

Tashmë dimë se shtëpitë e tyre u shkatërruan, se cilat ishin rregullat anti-semite – siç ishte mbajtja e Yllit të Davidit me detyrim në publik – e se çfarë fundi parën ata. Por Jaeger, duke fotografuar në vitin 1939, i tregon këta njerëz si një komunitet që po përpiqeshin të rindërtonin pavarësisht të gjtiha gjasave.

Duke parë këto fotografi në ditët e sotme, gjashtë dekada më vonë, të gjithë e dimë të vërtetën e tmerrshme. Brenda një kohe të shkurtër, situata u bë katastrofike, derisa në vitin 1942, nazistët zbatuan operacionin Reinhardt që nisi shkatërrimin e planifikuar të të gjithë hebrenjve të Polonisë.

Edhe pse kaq shumë vjet më vonë, fotografitë e Jaeger nga Varshava dhe Kutno janë ende shumë të vështira për t’u kundruar- dhe po aq të vështira për t’u kthyer shpinën. Vajza e bukur që shikon me besim drejt kamerës, me yllin e verdhë të Davidit në jakë, nuk do ta kishte parashikuar dot kurrë fatin e saj dhe të të tjerëve,  nëse ka vdekur nga tifoja, nga uria apo në ndonjë dhomë gazi, për t’u shfaqur sërish në një fotografi përndjekëse, shumë kohë më pas.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
6 të mirat shëndetësore që vijnë nga përdorimi i limonit

6 të mirat shëndetësore që vijnë nga përdorimi i limonit

Pamjet filmike vënë nën akuzë ushtrinë egjiptiane për ekzekutime pa gjyq

Pamjet filmike vënë nën akuzë ushtrinë egjiptiane për ekzekutime pa gjyq

Tre sinjalet paralajmëruese që sytë tregojnë për shëndetin tonë

Tre sinjalet paralajmëruese që sytë tregojnë për shëndetin tonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni