Në një takim me ta në Amsterdam, kreu i qeverisë shqiptare tha se në vendin tonë ka protesta, pasi “çdokush është kryeministër më vete”.
Por sipas tij, qeveria shqiptare kujdeset për kompanitë e huaja.
“Sa i takon stabilitetit politik, po kemi ndonjëherë protesta, në 2000 metërshin katror të sheshin përballë Kryeministrisë, sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra me vete.
Ndonjëherë kryeministri i vërtetë është shumë bezdi, por nuk çon kurrëkund. Ai është vetëm një element spazmatik i jetës tonë.
Asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik dhe asgjë për t’u shqetësuar për faktin që jeni i huaj apo kompani e huaj sepse ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja”, tha Rama. /tesheshi.com/