Veles-i ishte qyteti, ku prodhohej porcelani për të gjithë Jugosllavinë. Tani ai prodhon lajme të rreme (Fake News).
Ky qytet i përgjumur pranë një lumit në Maqedoni, është shtëpia e dhjetëra operatorëve të internetit që nxjerrin lajme të rreme të dizajnuara për të tërhequr vëmendjen e amerikanëve. Çdo klikim shton para në llogaritë e tyre bankare.
Gjatë javëve të fundit të fushatës zgjedhore të vitit 2016 u gjetën mbi 100 faqe në internet, të cilat prodhonin lajme të rreme që kryesisht favorizuan kandidatin republikan për presidentin Donald Trump.
CNN futet brenda makinerisë së lajmeve të rreme në qytetin e vogël maqedonas. Një nga pionierët e industrisë së fshehtë është një djalosh fjalëpak që e ka braktisur shkollën. I shqetësuar se llogaritë e tij në internet mund të mbyllen, 24-vjeçari i kërkon CNN që të njihet vetëm si “Mikhail”.
Ai bëhet dikush tjetër gjatë natës, duke u përpjekur t’a përdorë internetin si “Jesica”, një amerikan, i cili shpesh poston memo pro-Trump në Facebook.
Faqja e internetit dhe faqja e Facebook-ut që “Jesica” ka në pronësi u drejtohen lexuesve konservatorë në Shtetet e Bashkuara.
Lajmet janë politike dhe shpesh gabojnë në fakte. Por kjo nuk ka të bëjë me Mikhailin.
“Nuk më intereson, rëndësi ka që njerëzit po lexojnë”, thotë ai. “Në moshën 22-vjeçare unë fitoja më shumë se dikush (në Maqedoni) do të fitojë ndonjëherë në gjithë jetën e tij”.
Ai pretendon se ka fituar deri në 2.500 dollarë në ditë nga reklamimi në faqen e tij të internetit, ndërsa të ardhurat mesatare mujore në Maqedoni janë vetëm 426 dollarë.
Fitimet vijnë kryesisht nga shërbimet e reklamave siç janë AdSense të Google, të cilat vendosin reklama në shënjestër nëpër internet. Çdo klikim dërgon pak para në llogarinë e krijuesit të faqeve.
Mikhail thotë se ka përdorur fitimet e tij për të blerë një shtëpi dhe për të paguar shkollimin e motrës së tij të vogël.
Ish-studenti i juridikut pohon se ai dikur kishte 15 punonjës, duke përfshirë dy shkrimtarë në SHBA, për nxjerrë artikuj dhe duke angazhuar edhe fansat. Faqja e tij e fundit kishte rreth 1.5 milionë ndjekës në Facebook, kryesisht në SHBA.
Kjo faqe u bllokua disa muaj më parë pasi Facebook dhe Google nisën të godisnin faqet e rreme të lajmeve. Mikhail po rishikon operacionin e tij, me targetin e vendosur fort për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Qëllimi im kryesor është të përgatis një site ashtu si më parë, të jem gati për zgjedhjet e ardhshme në Amerikë”, thotë ai.
Mirko Ceselkoski ka më shumë se një dekadë përvojë në drejtimin e faqeve të internetit që synojnë lexuesit amerikanë.
Ai filloi me faqet që specializohen në këshilla të dyshimta shëndetësore, makina të muskujve dhe thashetheme për të famshmit. Por pastaj zbuloi “lajmet e rreme”.
Ceselkoski tani i kalon ditët duke u mësuar të rinjve maqedonas, përfshirë shumë të rinj në Veles, për të përdorur industrinë e lajmeve të rreme. Ai u tregon nxënësve se do të fitojnë të paktën 1,000 euro në muaj nga faqet e internetit të tyre.
“Ka një komunitet të madh të rinjsh … dhe nuk kanë asgjë tjetër për të bërë”, thotë ai. “Kjo përhapet si zjarr.”
Ceselkoski vlerëson se rreth 100 “nxënës” të tij tani po punojnë në faqet e lajmeve politike të SHBA-së.
Ai i ndihmon studentët të bëjnë faqet e tyre të internetit të duken profesionale, duke imituar site të ligjshme me banderolat e “Breaking News”. Ata kanë përdorur adresa web-i si; usaelectionnews.com, dailynews.us dhe trumpvision365.com.
Nxënësit gjithashtu mësojnë se si të zgjedhin një histori virale. Mashtrimi, thotë Ceselkoski, është të gjejë një histori që tashmë është në trend në SHBA, dhe pastaj “ta bëjë atë edhe më të bujshme”. “Titulli është pjesa më e rëndësishme,” thotë ai.
Ceselkoski u shpreh se të paktën katër prej studentëve të tij janë milionerë dhe shumë prej tyre kanë blerë makina të shtrenjta gjermane, Porsche, Mercedes dhe BMW. Të tjerët kanë investuar në prona.
Por CNN Money nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet.
Ndryshe nga paraardhësi e saj, qeveria e re maqedonase, e zgjedhur në maj, është shumë kritike ndaj industrisë së re të Veles-it.
“Ne do të ndërmarrim një nismë për të nisur një përpjekje të bashkërenduar globale ndaj industrisë së ‘lajmeve të rreme’ dhe gjithashtu të inkurajojmë shoqërinë tonë civile për të ndihmuar në parandalimin e këtij fenomeni, duke krijuar mjete për zbulimin e lajmit të rremë”, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
Por sipërmarrësit e lajmeve të rreme ende gëzojnë të paktën një mbështetës zyrtar: kryebashkiakun e Veles-it, Slavcho Chadiev (Slavço Çadiev). “Kjo është mënyra juaj për të prodhuar para në mënyrë shumë të shpejtë,” tha ai për “lajmet e rreme”. “Ne as nuk përpiqemi t’i ndalojmë ato.”
Është e lehtë t’a shuash joshjen: Pothuajse gjysma e maqedonasve të rinj janë të papunë dhe fabrikat e braktisura dominojnë horizontin në Veles.
Chadiev tha se një herë ai i ofroi njërit prej prodhuesve e rinj të “lajmeve të rreme”, një punë në bashkinë e qytetit, por paga mujore ishte sa gjysma e asaj që ata po bënin në një ditë të vetme online.
Megjithatë, ai është krenar që Veles-i është tani në hartën e botës. “Gjëja më e rëndësishme në këtë situatë është që ligji nuk është thyer”, tha ai. “Asgjë nuk është e paligjshme.”
Chadiev thotë se çfarë bëjnë prodhuesit e këtyre lajmeve nuk është ndryshe nga gënjeshtrat që gazetarët e tjerë shkruajnë për të. “Nuk ka moral në politikë”, insiston ai.
Në javët pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ekspertët, politikanët dhe titanët e teknologjisë kërkonin të kuptonin nëse “lajme e rreme” kishin ndikuar në rezultatin e tyre.
Hillary Clinton publikisht ka dënuar “djemtë në Maqedoni, të cilët po drejtojnë këto faqe të lajmeve të rreme ” dhe sugjeroi se ata mund të kenë punuar me Rusinë. “New Yorker” raportoi se Presidenti Obama kaloi një ditë të tërë, pas fitores së Trump, duke folur “pothuajse obsesivisht” me këshilltarët rreth lajmeve që vinin nga Velesi.
CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ishte fillimisht skeptik rreth ndikimit të Facebook në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, ai ndryshoi mendim dhe njoftoi një numër masash të dizajnuara për të kontrolluar shpërndarjen e “lajmeve të rreme”.
Facebook thotë se i dedekton llogaritë e lajmeve të rreme duke kërkuar për disa modele të veprimtarisë, përsëritja e postimit të përmbajtjes së njëjtë, ose një rritje e papritur në mesazhe. Facebook po vë etiketat paralajmëruese në lajme të rreme në disa vende dhe kompania gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të ulur modelin e biznesit të botuesve të lajmeve të rreme.
Në shtator, Facebook u tha hetuesve amerikanë të kongresit se kishte shitur rreth 100,000 dollarë reklama politike në një të ashtuquajtur “mulliri rus”, që po synonte votuesit amerikanë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Disa prodhues të të lajmeve të rreme në Veles thanë se kishin paguar edhe Facebook-un për reklama, por kompania nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve nga CNN nëse këtë pagesë e kishin nga Maqedonia.
Google gjithashtu është bashkuar në luftën kundër lajmit të rremë.
Google nuk pranoi të shpërndajë të dhëna specifike për numrin e llogarive të reklamave që ka mbyllur në Maqedoni. Por kompania tha se sistemi i automatizuar zbulon “lajmëtarët e këqij”, dhe po evoluon gjatë gjithë kohës. Ajo gjithashtu ka një ekip të përkushtuar që shqyrton faqet e reja.
Tre prodhuesit e lajmeve të rreme në Veles thanë se llogaritë e tyre të reklamave në Google u pezulluan gjatë muajve të fundit dhe faqet e tyre të fansave në Facebook janë bllokuar. Disa të tjerë thanë se njihnin njerëz që kishin përjetuar të njëjtën gjë.
Megjithatë, prodhuesit këtyre lajmeve janë të vendosur të përdorin metoda të reja. Një taktikë e re është blerja e llogarive të Facebook të fëmijëve të vegjël për 2 euro para se të ndryshojnë emrat për t’u dukur më shumë si amerikanë. Shumica e postimeve do të jenë rreth Trump-it, sipas Mikhail.
“Unë jam duke postuar për Hillary-in, Bernie Sanders nganjëherë, por unë nuk paguhen mjaft për këtë,” tha Mikhail.
Marrë nga CNN
Përgatiti Alba Skëndaj – /tesheshi.com/