Vala e të nxehtit të ditëve të fundit, ka ngritur edhe temperaturat e sipërfaqes në detin Adriatik.
Ujë më i ngrohtë, me temperaturat nga 29 deri në 30°C, është përgjatë bregut verior të Italisë (Friuli, Veneto) dhe në Istrën veriperëndimore.
Edhe pjesa qendrore e detit Adriatik, në veçanti, bregdeti i Bari-t, po ashtu është jashtëzakonisht e nxehtë, me temperaturat nga 29 deri në 30 ° C. Në disa laguna (Grado, Venezia) temperatura e sipërfaqes së detit tejkalon 30°C, njofton Crometeo.
Temperaturat e detit përgjatë bregdetit verior (Friuli, Veneto në Italinë veriore) kanë arritur tashmë 28-30 ° C, ndërkohë që në lagunat e qeta (Grado, Venedik) edhe më shumë.
Temperatura në pjesën më të madhe të detit Adriatik ka arritur në 28°C ose më shumë, duke qenw rreth 3°C më të larta se sa mesatarja për këtë kohë të vitit. /tesheshi.com/