Presidenti Meta, priti në një takim të veçantë, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin, i cili ka ardhur në Tiranë për ceremoninë e vendosjes së gurthemelit dhe bekimit të fillimit të punimeve të spitalit për kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Nënë Terezës.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi, duke përcjellë dhe mesazhin se “lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”. /tesheshi.com/