Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Sharr: aty ku imami jep tokën për bashkëfshatëren serbe

Afër Prizrenit, ky bashkëjetesa mes shqiptarëve, serbëve dhe boshnjakëve është si njëherë e një kohë

by te Sheshi
17/02/2022
in Kosova, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Në Sharr: aty ku imami jep tokën për bashkëfshatëren serbe

Në rajonin rrëzë Bjeshkëve të Sharrit, në Komunën e Prizrenit, ngjarjet e luftës gjatë viteve ‘90, nuk janë bërë pengesë që marrëdhëniet ndërmjet tre popujve të mbeten tradicionalisht të mira, me shumë respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, në harmoni me thënien popullore “respekto tjetrin siç e respekton veten”.

“Këtu ekziston traditë e gjatë e vëllazërisë mes serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe mendoj se kjo vëllazëri i ka zgjidhur problemet e mëdha të mundshme mes nesh. Mendoj se kjo është për t’u admiruar, sepse shumë herë ka rezultuar me atë që marrëdhëniet vëllazërore janë më të mira se marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat. Vëllezërit shpesh grinden dhe ‘thyejnë’ njëri-tjetrin, por ndërmjet të vëllazëruarve, nuk ka probleme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Momçillo Illiq, profesor i pensionuar i matematikës.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij jetojnë në Mushnikovë, fshat ky me numrin më të madh të serbëve që kanë mbetur në këtë rajon.

Ngjashëm e përshkruan situatën edhe bashkëvendasi i tij shqiptar, Zaim Smaili, sekretar i shkollës fillore “Mushnikovë”.

“Këtu nuk ka pasur kurrë probleme në planin ndëretnik. Kështu është edhe tash. Kemi jetuar dhe jetojmë së bashku. Problemet, përfshirë edhe ato infrastrukturore, i zgjidhim së bashku. Në një kohë, bashkërisht kemi vijuar mësimet në të njëjtën shkollë”, thotë Smaili.

Kosova shënon më 17 shkurt 14-vjetorin e pavarësisë së saj dhe gati 23 vjet nga përfundimi i luftës dhe i tërheqjes së ushtrisë serbe.

Në 18 fshatrat e rajonit nën Bjeshkët e Sharrit jetojnë dhjetëra-mijëra banorë. Në shumicën e këtyre fshatrave, ku shpesh shtëpitë janë krejtësisht pranë njëra-tjetrës, me shekuj jetojnë vendasit që u takojnë etnive dhe besimeve të ndryshme, myslimanë dhe të krishterë ortodoksë.

Mushnikova është fshat shumetnik dhe me shumë konfesione, ku jetojnë rreth 2,000 banorë. Në pjesën e ulët dhe të vjetër të fshatit jetojnë serbët, ndërkaq në pjesën e epërme jetojnë boshnjakët dhe shqiptarët.

Sait Velija, pylltar i pensionuar nga Mushnikova, i nacionalitetit boshnjak, konsideron se bashkëjetesa “është në nivel”. Ai thotë se fqinjët e etnive të ndryshme, asnjëherë nuk janë ndalur së shoqëruari me njëri-tjetrin.

“Pavarësisht se çfarë ka ndodhur [edhe gjatë luftës së fundit, gjithmonë kemi vazhduar që t’i ftojmë fqinjët, por edhe të shkojmë te ta në gëzime, në varrime dhe ngushëllime”, thotë Velija për Radion Evropa e Lirë.

Para disa vitesh, Almen Smaili, imami vendor, e ofroi parcelën e vet, në të cilën do të duhej të ndërtohej një shtëpi e re për një serbe të fshatit, e cila nuk kishte parcelë të veten. Ndërtimi i shtëpisë do të financohej nga buxheti i komunës. Por, fatkeqësisht, ky gjest fisnik nuk pati fund të gëzueshëm, sepse gruaja serbe vdiq dhe më nuk ishte e domosdoshme që shtëpia të ndërtohej.

Rreth gjashtë kilometra larg nga Mushnikova, gjendet fshati Drajçiq, rrëzë majave të Bjeshkëve të Sharrit. Ky është, gjithashtu, një fshat me popullatë të përzier, ku përveç shumicës boshnjake, jetojnë edhe dhjetëra serbë.

Dy prej tyre, vëllezërit Rade dhe Zvezdan Ristiq, jetojnë me nënën e tyre Nadën. Fqinjët e parë të tyre janë boshnjakë. Kur u vizituan nga REL-i, ata thanë se dhjetë minuta më parë, për vizitë tek ata kishte qenë një fqinje boshnjake.

Ajo, sikurse çdo ditë tjetër, u solli qumësht.

“Nuk kemi asnjë problem me fqinjët boshnjakë. Kemi marrëdhënie të mira. Ata vijnë tek unë dhe unë shkoj tek ata. Pandemia e koronavirusit na ka penguar pak dhe nuk mund të shkojmë te njëri-tjetri si më parë”, thotë Nada Ristiq, e cila ka hyrë në dekadën e tetë të jetës së saj.

Gjatë vizitës së REL-it në qendër të fshatit, midis dyqanit të fshatit dhe Kishës së Shën Nikollës, të shekullit të 13-të, u mblodhën disa banorë të moshës së mesme, serbë dhe boshnjakë. Rrugët e këqija, varfëria, papunësia dhe largimi masiv i të rinjve i shqetëson më së shumti të gjithë.

Feim Ilijazi, boshnjak, është pronar i dyqanit të vetëm në fshat, që ofron produktet bazike. Dyqani i tij ndonjëherë është edhe kafene dhe aty bëhen takime ku diskutohen problemet dhe çështjet e fshatit.

“Ne nuk kemi probleme të ndërsjella, por problemi ynë i përbashkët është largimi i të rinjve. Të rinjtë po largohen në mënyrë masive dhe pothuajse të gjithë kërkojnë viza për të ikur jashtë vendit. Djali im fillimisht shkoi vetëm në Slloveni, por së shpejti do të vijë të marrë gruan dhe fëmijët. Vjeshtën e kaluar, një i ri tjetër, me siguri ka shkuar përgjithmonë jashtë vendit dhe ka marrë gruan dhe tre fëmijët. Këtu do të mbesin fqinjët tanë serbë, me të cilët jetojmë mirë, por tanët, e kam fjalën për boshnjakët, me siguri që do të largohen të gjithë për arsye ekonomike”, thotë Ilijazi.

Zlatibor Cvetkoviq po e “përmirëson” situatën e tij të palakmueshme ekonomike me marrëveshjen për punë që bëri me një shqiptar nga Prizreni.

“Miku im, të cilin e njoh tash e pesë vjet, merret me shitjen e drurëve për ngrohje. Pasi që ai jeton në qytet dhe nuk ka ahur, unë ia ruaj dhe ushqej kuajt në ahurin tim, deri në muajin tetor. Ata kuaj atij i shërbejnë gjatë sezonit për sjelljen e drurëve për ngrohje. Ai më paguan për këtë”, thotë Cvetkoviq, punëtor i pensionuar i tekstilit nga ky fshat.

Në fshatin Zhivinjan, ku jeton vetëm një familje serbe, bashkëpunimi me pjesëtarët e nacionaliteteve të tjera ia mundëson asaj familjeje mbijetesën ekonomike. Meqenëse ajo ka një kopsht, perimet që rrit atje, si marule, lakra dhe të ngjashme, u shiten pronarëve të restoranteve në fshatin e afërt boshnjak, Reçan.

Se në këtë rajon nuk ka probleme ndëretnike, e konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë edhe nga Policia rajonale, me seli në Prizren.

“Situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është e qetë dhe e qëndrueshme. Nuk ka asnjë rast që mund të përmendet dhe që ka lidhje me situatën e sigurisë. Kështu është edhe në rajonin e Zhupës”, tha përmes një deklarate të shkruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi. /REL/

Related Posts

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Kosova shtet më vete: ku ka ecur e ku ngecur

Kosova shtet më vete: ku ka ecur e ku ngecur

Vendet muslimane, në Stamboll kundër Islamofobisë

Vendet muslimane, në Stamboll kundër Islamofobisë

Parada e Pavarësisë në Prishtinë: ata që “të marrin gjak në vetull”!

Parada e Pavarësisë në Prishtinë: ata që “të marrin gjak në vetull”!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni