Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në pritje të hapjes: rrugëtimi i një xhamie dhe vlera e saj

Një monument edhe i bashkëjetesës fetare në Shqipëri

by te Sheshi
08/10/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Në pritje të hapjes: rrugëtimi i një xhamie dhe vlera e saj
105
SHARES

Nga Arben Ramkaj*

Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), z. Skënder Bruçaj, organizoi një takim të posacëm me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Takimi u mbajt në një sallë plotësisht të mbushur, duke përfshirë personalitete të rëndësishme të komunitetit mysliman, përfshirë mikun tim, z. Behauddin Gashi, si dhe myftiun e Elbasanit, z. Agim Duka.

Kryeministri mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi planin e tij për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo do të ishte “xhami pa kullë”. Një nga çështjet që ai preku ishte debati i hapur me familjen Kruja për kompensimin e një pjesëze toke, ku do të ndërtohej xhamia, një fenomen i njohur për sfidat e pronësisë në Shqipëri.

Pas fjalimit, kryeministri Rama iu drejtua z. Bruçaj me fjalët: “Tani është radha jote për të bërë detyrën, unë timen e përfundova.” Ky ishte një moment vendimtar për projektin e xhamisë, i cili tashmë kishte nisur një debat të gjerë publik. Në atë kohë, ishte krijuar edhe Këshilli i Teologëve, një organ me emra me peshë në fushën e teologjisë islame në Shqipëri. Kryetari Bruçaj organizoi një mbledhje të posaçme në xhaminë Riza Pasha në Durrës, ku u diskutua në detaje çështja e pronësisë, shtetit dhe ndërtimit të xhamisë. Pas debatit, u morr një vendim konsensual që sqaronte se xhamia nuk po ndërtohej mbi një tokë të zaptuar, siç u përhap në rrjetet sociale.

Ky vendim më dha kënaqësi, pasi kisha kontribuuar me një analizë te detajuar prej 11 faqesh lidhur me çështjen e xhamisë.

Disa muaj më vonë, një vizitë zyrtare nga ish-kryeministri i Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, tashmë president i Turqisë, për inagurimin e punimeve të Xhamisë së Madhe në Tiranë, vulosi këtë projekt. Në inaugurim morën pjesë kryetari i KMSH-së, Baba Edmond Brahimaj, teologë të shquar dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe fetare. Mbaj mend që bëra një fotografi me imam Bilal Teqja dhe imam Elvis Naçin, si një kujtim i rrugëtimit të gjatë dhe përpjekjeve për ndërtimin e një xhamie madhështore në zemrën e Tiranës.

Kjo xhami përfaqëson jo vetëm një simbol të identitetit fetar të myslimanëve shqiptarë, por edhe një lidhje të thellë historike dhe kulturore të Shqipërisë me trashëgiminë e saj islame dhe me marrëdhëniet natyrale me Turqinë. Si çdo projekt i madh, edhe ky u përball me sfida dhe polemika, përfshirë protestat dhe ankesat për ndikimin e tij mbi arkitekturën e qytetit, si dhe shqetësimet mbi të ashtuquajturin “rikthim të otomanizmit” në Shqipëri. U debatua gjerësisht për dizajnin e xhamisë, pozicionin dhe ndikimin e saj në hapësirën publike.

Megjithatë, sfidat nuk ndaluan përparimin e projektit. Investimi i qeverisë turke përmes Dijanetit dëshmoi se përkundër zërave të brendshëm, ky projekt ishte një arritje e madhe për myslimanët shqiptarë. Ndërkohë që debati mbi çështje të tilla si FETÖ dhe ndikimi i Turqisë në Shqipëri vazhdon në media dhe politikë, rëndësia e ndërtimit të kësaj xhamie si një hap përpara për komunitetin mysliman shqiptar është e pamohueshme.

Ajo që mbetet e rëndësishme është se ky projekt do të lërë gjurmë të përhershme në strukturën sociale dhe kulturore të Shqipërisë. Në fund të ditës, xhamia e Namazgjasë do të qëndrojë si një monument i bashkëjetesës fetare dhe i përpjekjeve për të ruajtur trashëgiminë islame në një vend ku diversiteti kulturor dhe fetar ka luajtur një rol të rëndësishëm ndër shekuj. /tesheshi.com/

*Kreu i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Aty ku thuhet: “Jemi bërë shesh lojërash për inteligjencën ruse”

Aty ku thuhet: "Jemi bërë shesh lojërash për inteligjencën ruse"

Kjo është substanca më e shtrenjtë në planet: a dini sa shtitet për gram?

Kjo është substanca më e shtrenjtë në planet: a dini sa shtitet për gram?

Hapja e pritshme: KMSH, “shpërthim dashurie” ndaj Erdoganit

Hapja e pritshme: KMSH, “shpërthim dashurie” ndaj Erdoganit

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni