Rreth 200 qytetarë i janë bashkuar protestës të mbajtur sot rreth ores 18:00 në Prishtinë kundër aferës “Pronto2”, ku protagonistë të saj ishin zyrtarët e PDK-së.
Me parulla që lidhen me përmbajtjen e dialogjeve të bëra në këto telefonata nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës si “A ke kunkuru” dhe të tjera, këta qytetarë kërkojnë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë t’i gjykojnë rastet e nisura,
Protestës së qytetarëve i janë bashkuar deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Organizatorët kanë paralajmëruar edhe një tjetër për javën e ardhshme, respektivisht për ditën e hënë.
Ndryshe, publikimi i përgjimeve të fundit mes këtyre zyrtarëve, ka nxitur edhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, që të formojë një grup për hetimin e tyre.
Përgjimet janë bërë gjatë kohës kur Adem Grabovci ishte zëvendës/ministër i Ministrisë së Transportit, e ku dyshohej për keqpërdorime. /tesheshi.com/