Aplikacioni WhatsApp është përditësuar dhe në ndryshimet më të fundit që ka bërë, ka pranuar shtetin e Kosovës si shtet të pavarur.
Konkretisht, mes flamurit të shteteve tani gjendet edhe flamuri i Kosovës. Aplikacioni në fjalë është në pronësi të Facebook.
WhatsApp kohët e fundit u bë pa pagesë për të gjithë, kurse ky aplikacion gjatë muajit përdoret nga më shumë se 900 milion njerëz. /tesheshi.com/