Ambasada e Kosovës në Tiranë ka hapur librin e ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, për të gjithë ato personalitete apo qytetarë që kanë dëshirë të lënë një dedikim të fundit për Bajram Rexhepin.
Në njoftimin e shpërndarë për median, Ambasada e Kosovës njofton se dyert e saj do të jenë të hapura deri ditën e premte për të mirëpritur shqiptarët.
“Ju njoftojmë se nga sot Ambasada e Republikës së Kosovës në Tirane ka hapur librin e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi më datë 21 gusht 2017.
Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur në Ambasadë në këto orare:
E mërkurë, 23 gusht 2017 10:00-12:00 dhe pasdite nga ora 14:00-16:00.
E enjte, 24 gusht 2017 10:00-12:00 dhe pasdite nga ora 14:00-16:00.
E premte, 25 gusht 2017 10:00-12:00
Dy ditë më parë ish kryeministri Bajram Rexhepi iku nga kjo botë për shkak të një sëmundje”, thuhet në njoftim. /tesheshi.com/