Të braktisur dhe të vetëm në një tokë bujqësore në Virginia ndodhen bustet gjigante të 43 nga 44 presidentët amerikanë. Mes tyre mungon vetëm Barack Obama. Të gjatë rreth 6 metra, janë realizuar nga artisti David Adickes, i cili është frymëzuar nga kompleksi skulpturor i Monte Rushmore.
Këto figura duhej të ishin tërheqja më e madhe në një park, i cili u hap në vitin 2004, mirëpo, duke mos pasur shumë sukses, parku në vitin 2010 u mbyll. Disa vite më pas, bustet e presidentëve amerikanë u zhvendosën këtu, në një fushë bujqësore, në mëshirë të fatit. /tesheshi.com/