Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Llapushnik po protestohet kundër ndërtimit të një kishe, apo…?! – flet asambleisti Bujar Thaçi dhe këshilltari Vehbi Berisha

by te Sheshi
21/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Në Llapushnik po protestohet kundër ndërtimit të një kishe, apo…?! – flet asambleisti Bujar Thaçi dhe këshilltari Vehbi Berisha

Nga Shkëlzen Rrecaj

Fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit ndryshe i njohur edhe si “Gryka e Llapushnikut” ku ka qenë e stacionuar UÇK-ja, por jo edhe i njohur për një problematik se kinse në këtë fshat ka rrënje krishtere.

Disa banorë të këtij fshati, jo numër i madh, vite me parë janë konvertuar në besimin e krishterë. Me kohë ata filluan të kërkojnë një kishë dhe një vend për varreza. Këta banorë bënë një kërkesë në Komunën e Drenasit me 01.03.2010, në emër të komunitetit katolik duke kërkuar që vendin e quajtur “Gradina-Fusha”, të ketë një hapësirë të caktuar për varreza dhe vend për ceremonitë fetare.

Një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe administrata apostolike e Prizrenit e cila thotë se Komuniteti Shqiptar Katolik në Llapushnik edhe juridikisht është pjesë e Ipeshkvisë.

Pas kësaj kërkese, kryetari i Drenasit Nexhat Demaku, i ka dhënë 02.50.00 ha tokë  të OP “Drenica “ këtyre banorëve pa e pyetur askënd.

proteste-ne-llapushnik-660x330

Për këtë vendim kanë reaguar edhe banorët me shumicë myslimane duke e kundërshtuar atë, jo në baza fetare porse siç thonë, nuk është pyetur askush, as ata vetë e as asamblistët.

Për këtë arsye,  banorëve të komunitetit mysliman i drejtuar kryetarit të Drenasit me një kërkesë duke thënë: “Ne përfaqësues të fshatit Llapushnik jemi të indinjuar me vendimin që ju keni marrë, për arsye se me kohë ju kemi njoftuar hollësisht për rastin dhe ju e dini fare mirë se shumica dërrmuese e këtij fshati jemi të përkatësisë fetare islame, andaj ndihemi të fyer ku për disa individë të cilët janë konvertuar në fenë katolike për përfitime personale materiale, ju keni dhënë këtë tokë për shfrytëzime misionare”, thuhet në kërkesën e banorëve të fshatit.

Po ashtu këta banorë, me herët kanë dorëzuar një kërkesë për ndërtimin e një lapidari për dëshmoret dhe martirët e luftës.  Dhe sipas tyre, kjo përbën një tjetër arsye për t`u irrituar.

Për këtë vendim kishte reaguar edhe Bashkësia Islame e Drenasit ku në kërkesën e saj thuhet se “disa individë të caktuar, po edhe ndoshta personalitetë të kishës katolike të Kosovës, janë duke bërë përpjekje të mëdha që në fshatin Llapushnik të KK Drenasit të ndërtojnë një kishë katolike. Këtij aksioni sipas shumë informatave që kemi, i prinë njëfarë Ismet Sopi i pa kurriz në asgjë dhe Bajram Gashi, që është polic i PK”. Sipas BIK-it të Drenasit, “feja islame i pranon fetë tjera dhe deri me tani kemi arritur t’i ruajmë këto vlera, por për rastin konkret ndërtimi i kësaj kishe nuk është nevojë e popullsisë katolike, sepse të këtillë nuk ka në këto anë, thuhet në njoftimin e BIK-ut të Drenasit.

Indiferent nuk kanë qëndruar as OVL e UÇK-së, dega në Llapushnik për dhënien e kësaj toke për kishë që e menaxhon AKP, pa e pyetur askënd.

Banorët me shumicë myslimanë së fundmi janë riaktivizuar duke protestuar për tre ditë radhazi. Ata po kundërshtojnë fuqishëm vendimin e kryetarit Demaku.

bujar thaqi

Këtyre në ndihmë u ka dalë edhe asambleistit i PDK-së Bujar Thaçi, i cili për portalin tesheshi deklaron: “Ipeshkvia Kosovës ka bërë një kërkesë nga Komuna e Drenasit për ndarjen e një parcele për besimtarët katolikë dhe Komuna ia ka dhënë vendimin, mirëpo ai vendim nuk ka ardhur në Asamble për t’u votuar, madje nuk janë pyetur as administrata e fshatit Llapushnik, as ndonjë banor për këtë vendim.  Parcela ku pretendohet të ndërtohet kisha katolike, është një parcelë që para tre viteve është shpallur Zonë e Mbrojtur e UÇK-së. Këto janë ndër arsye kryesore pse ne e kundërshtojmë, por jo se jemi kundër në parim, siç po e shesin çështjen disa media, thekson z. Thaqi.

Sipas tij, nuk ekziston kundërshti ndaj varrezave dhe kishës katolike, por në vendin e vlerave të UÇK-së nuk duhet të ndërtohet as kishë e as xhami. “Ai vend duhet të ruhet me kujdes të madh, sepse shumë beteja të suksesshme ka zhvilluar UÇK-ja aty, dhe jo të shndërrohet në një vend konflikti”, ka thënë Thaçi.

Banorët kërkojnë nga organet kompetente, që të merren me këtë çështje dhe jo të neglizhohen. Po ashtu, ata kërkojnë që Ipeshkvia e Kosovës ta tërheqë kërkesën dhe Komuna e Drenasit ta shfuqizojë këtë vendim sa më shpejt, e të ndërprehen punimet, derisa të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë ndonjë problem ndër fetar dhe ndër vëllazëror, sqaroi Thaçi.

Lidhur me vazhdimin e protestave ai deklaroi: “Ne nuk do të ndalemi së protestuari, sepse konsiderojmë që kemi të drejtë ligjore, andaj, nesër (më 22.06.2015, ditë hënë), duke filluar nga ora 10:00, do të protestojmë kësaj radhe para Komunës së Drenasit, në mënyrë që të ju tregojnë zyrtarëve Komunalë, dhe gjithë të tjerëve, se ai vendim është i jashtëligjshëm dhe ta shfuqizojnë”.

vehbi berisha

Ndërsa këshilltari i pavarur, Vehbi Berisha, për portalin tesheshi deklaroi: “Së pari unë si këshilltar komunal nuk jam kundra varrezave të askujt, sepse secili konfesion fetar duhet t`i këtë varrezat e veta, sepse të paktën zyrtarisht bazuar në vendime jam njoftuar se ajo parcele është nda vetëm për varreza e jo për kishë katolike. Ndërsa unë dua të fokusohem më shumë tek ana ligjore e dokumenteve, sepse edhe për atë jam i thirrur, prandaj në lidhje me këtë rast ne konstatojmë se vendimet e marra nga kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, janë përcjellë me një sërë shkeljesh ligjore, që nga rregulloret komunale për organizimin e fshatrave e deri tek ligji për shpronësim, ku këto vendime janë marrë jashtë kompetencave të tija si kryetar Komune, pasi që me ligjet aktuale të vendit të cilat janë në fuqi, një vendim të tillë mundet të merret vetëm nga Kuvendi i Komunës së Drenasit i cili përbëhet prej 31 anëtarëve të cilët zgjedhën me votë të drejtpërdrejt nga ana e qytetareve të Drenasit gjithnjë sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040, Neni 35 i këtij ligji”, theksoi z. Berisha.

Me tej ai shtoi se si i tërë shqetësimi i banorëve të këtij fshati është se e njëjta pjesë e tokës është kërkuar më herët për ndërtimin e lapidarit për dëshmoret dhe martirët e fshatit si dhe për ndërtimin e pistës (vendit të caktuar) për mbajtjen e manifestimit përkujtimor “Epopeja e Grykës së Llapushnikut”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Thyhet heshtja zgjedhore, partitë u dërgojnë mesazhe qytetarëve

Thyhet heshtja zgjedhore, partitë u dërgojnë mesazhe qytetarëve

Përfundon zyrtarisht votimi në Shqipëri

Përfundon zyrtarisht votimi në Shqipëri

Si asnjëherë më parë, Rama falënderon me video të majtë e të djathtë pas votimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni