Në Shqipëri kremtohet Dita Botërore e breshkave detare, dhe kjo ndodh në lagunën e Patokut në një formë mjaft origjinale.
Si gjithnjë, është një i apasionuar pas natyrës, gjallësave, biologu Prof. Dr. Idriz Haxhiu, i cili, i shoqëruar nga disa nxënës së disa shkollave të kryeqytetit kanë organizuar një ekspeditë në lagunën e Patokut.
Një ditë më parë, më 22 maji ishte Dita Botërore e Biodiversitetit, por në asnjërën prej veprimtarive nuk kanë qenë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit
Prof. Dr. Idriz Haxhiu, prej afro 15 vitesh ka nën mbikqyrje dhe nën monitoruar lagunën e Patokut dhe në tërësi problematikat që shoqërojnë mjedisin nga mbetjet në grykderdhjen e detit Adriatik
Pas ceremonisë me nxënësit e shkollave të Tiranës për Ditën Botërore të breshkave detare, ai do të insistonte dhe në pastrimin e zonës së lagunës së njohur, për të cilën u fut në sherr dhe deputeti Prenga. /tesheshi.com/