Diskutimi plot pasion, duket se i ka cilësuar Genc Pollo, debatet në mbledhjen e kryesisë së PD-së, ku nuk munguan as incidentet.
“Në mbledhjen e Kryesisë së PD. Diskutime plot përgjegjësi e pasion. Koha për veprim. Roli i PD kundër së Keqes mbetet i pazëvendësueshëm”, shkruan Pollo në rrjet.
Reagimi i deputetit vjen në një kohë kur nga PD janë raportuar jo vetëm diskutime dhe debate, por edhe konflikte mes anëtarëve të kryesisë, madje edhe tentativa për rrahje.
Gjithsesi, Pollo mund të ketë një këndvështrim tjetër për diskutimin, qoftë ky me apo pa pasion. /tesheshi.com/