Kosova është sot në Ditë Zie, shpallur nga presidenti Thaçi, në nder të Nexhmije Pagarushës, këngëtares së famshme, e cila ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Ndonëse e nderruar në këtë lloj forme, ajo kishte lënë amanet për t’u përcjellë pa ceremoni shtetërore. Ndër amanetet e të ndjerës, është dhe ajo për varrimin në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës, si dhe vënien mbi varr të një kënge të Ilir Shaqirit – “Lugina e dashurisë”.
Nexhmije Pagarusha i përkiste si epokë asaj të Jugosllavisë, duke e patur afirmimin pikërisht në atë kohë.
Ajo u bë një prej interpretueseve më të shkëlqyera të këngës shqiptare, duke përcjellë një trashëgimi të vyer intepretative.
Për këtë arsye, ajo ishte një simbol i këngës së kultivuar kosovare. /tesheshi.com/