Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

    Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

    “Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

    “Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

    Greqi-Turqi, natë e frikshme tërmetesh

    Greqi-Turqi, natë e frikshme tërmetesh

    Projekti cinik në “fqinjësi” me Gazën

    Projekti cinik në “fqinjësi” me Gazën

    Emër për emër: kush janë dhjetra gazetarë të vrarë nga Izraeli në Gaza

    Emër për emër: kush janë dhjetra gazetarë të vrarë nga Izraeli në Gaza

    Operacioni revolucionar ukrainas: mbi 40 bombardues rusë të bërë hi

    Operacioni revolucionar ukrainas: mbi 40 bombardues rusë të bërë hi

    Rajoni italian ndërpret zyrtarisht lidhjet me qeverinë izraelite

    Rajoni italian ndërpret zyrtarisht lidhjet me qeverinë izraelite

    Pse SHBA-së po i “ik truri”?

    Pse SHBA-së po i “ik truri”?

    Qendrat e ndihmës në Gaza, si kurthe vrasjesh masive për palestinezët

    Qendrat e ndihmës në Gaza, si kurthe vrasjesh masive për palestinezët

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si po shkohet drejt rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë

by te Sheshi
01/02/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Si po shkohet drejt rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Nëse do të jetë nevoja qytetarët duhet të marrin kredi e t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Por, gjasa që çmimi i rrymës të lirohet nuk ka. Mundësit më të mëdha janë që ato të rriten edhe këtë vit. Kjo pasi që dy nga kompanitë që merren me sektorin e energjisë kanë kërkuar rritje të të hyrave të tyre, duke u bazuar në një numër të madh faktorësh që kanë ndodhur vitin e kaluar.

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për të hyrat e lejuara për këtë vit në dhjetor të 2015-ës. Sipas dokumenteve, KEK-u, që është prodhuesi më i madh i energjisë në vend, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të lejojë rritjen e të hyrave në 169.4 milionë euro apo 29 milionë më shumë se vitin e kaluar. KEK-u këto miliona më shumë i ka arsyetuar me shpërthimin në Kosovën A më 2014, me çmimin e thëngjillit, të lëndëve tjera djegëse, të kushteve të punëtorëve, të borxhit të qeverisë dhe mbështetjen e Komunës së Obiliqit me disa projekte në vlerë prej 1 milion eurosh. Në anën tjetër, KESCO, sipas dokumenteve, ka kërkuar rreth 19 milionë euro shtesë të hyra me shqyrtimin e ri tarifor. Në këtë kërkesë, KESCO përmend problemin e veriut të vendit, për të cilin thotë se nuk kanë asnjë informacion se kur do të hapet tregu, konsumi i energjisë dhe humbjet që i ka klasifikuar në blerje të obligueshme që, sipas të dhënave, atje harxhohen 243 gigavatë orë energji në vit. Në import ka paraparë të importojë 520 gigavat orë energji, ku për një megavat ka thënë se do të paguajë 55 euro. Vlera e përcaktuar nga KESCO është 172 milionë.

Nga ZRRE kanë konfirmuar se janë pranuar kërkesat e operatorëve (KEK, KOSTT, KEDS dhe KESCO) për aprovimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara (MAR) për periudhën e ardhshme rregullative. Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për Marrëdhënie me Publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji, ka bërë të ditur se këto aplikacione janë duke u analizuar. “Aktualisht aplikacionet për MAR janë duke u analizuar nga Departamenti për Tarifa dhe çmime i ZRRE-së dhe sapo të jenë gati vlerësimet preliminare, ZRRE do të publikoj raportet Konsultative, të cilat përveç kërkesave të operatorëve përfshijnë edhe vlerësimet  e ZRRE-së”, ka thënë ajo. Sipas saj, publikimi i raporteve ka për qëllim njoftimin e të gjithë publikut me kërkesat por edhe komentimin e tyre nga palët e tjera. Murtezaj – Bajrami ka potencuar se pas periudhës se konsultimit publik këto kërkesa do të paraqiten para Bordit. “Ku së bashku me komentet e palëve, dhe Bordi do të marr vendimin përfundimtar për të hyrat e lejuara Maksimale të Operatorëve të Licencuar”, ka thënë ajo. Siç është e përcaktuar me rregullat për vendosjen e çmimeve, pas përcaktimit të MAR, Operatori i Furnizimit, do të dorëzoj për aprovim kërkesën për çmimin e energjisë elektrike e cila mbështetet në të hyrat e lejuara dhe e cila po ashtu do të aprovohet nga Bordi i ZRRE-së.

KEDS: Nuk ka diçka konkrete

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka treguar se aplikimi tarifor për të hyrat e lejuara vjetore është proces i rregullt vjetor. Ai ka thënë se KEDS&KESCO kanë pranuar kërkesën nga ZRRE për një gjë të tillë. “Por, aplikimi final duhet të bëhet në muajin shkurt, përderisa tarifat e reja hyjnë në fuqi nga 1 prilli. Pra, nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, pasi aplikimi nuk është bërë ende”, ka thënë Buzhala. Edhe Edmond Nulleshi nga Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë aplikuar për aprovimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara (MAR) për periudhën e ardhshme rregullative. Sipas Nulleshit, propozimi i KEK-ut për të hyra të lejuara për 2016 është tërësisht ne përputhje me të hyrat tashme te lejuara nga ZRRE. “Përndryshe aprovimi i te hyrave adekuate të lejuara nga ZRRE do të mundësoi KEK-un të mbaje nivelin e prodhimit të qëndrueshëm sipas bilancit energjetik”, ka thënë Nulleshi. Zana Bajrami-Rama, nga zyra për informim e KOSTT, ka thënë se në pajtim me kërkesat dhe parimet e përcaktuara, KOSTT do të dorëzojë në ZRrE propozimin për shqyrtimin e aplikacionit për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) për vitin 2016. “ Aplikacioni përmban arsyeshmërinë e detajuar për të gjitha shpenzimet kapitale dhe ato operative të planifikuara me qëllim të ofrimit të shërbimeve të kualitetit të lartë si operator i sistemit, transmisonit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, ka thënë Bajrami – Rama.

Jo etike të kërkohet rritje e tarifave

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, konsiderojnë se kërkesa për lejimin e të hyrave maksimale, mund të interpretohet edhe kërkesë për ngritje çmimesh. Visar Azemi nga KOSID, ka thënë se nëse KEDS–i ka paraqitur në ZRRE kërkesë sidomos për rritjen e vlerës së të hyrave maksimale për ketë vit, ajo rrjedhimisht do të nënkupton edhe një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike, në mënyrë që të arrihet mbledhja e këtyre të hyrave të lejuara maksimale”, thekson Azemi. Por ai ka kërkuar të rishikohet edhe njëherë raporti i KEDS i cili nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas Azemit, duhet të shihet se çka ka keqpërdor KEDS-i në atë raport që nuk i është aprovuar. Azemi ka potencuar se deri tani ZRRE ka pasur një bord jo profesionale dhe ka marr vendime në dëm të qytetarëve, gjë që pritet të ndodh edhe nga bordi i tanishëm. “Dhe tani e kemi një Bord të ZRRE-së komplet të politizuar, militant dhe anëtar të partive në pushtet të cilat e kontrollojnë dhe të cilat nuk janë profesionit të asaj fushe dhe lenë për të dyshuar se vendimet të cilat do të merren prapë do ta dëmtojnë gjepin e qytetarit”, ka shtuar ai.

Shtrenjtimi eventual rëndon gjepin e qytetarit

Shtrenjtimi eventual i energjisë elektrike do të rëndojë edhe më tepër buxhetin familjar, thonë disa qytetarë. Pensionisti Bajram Bajrami, thotë se çmimi i energjisë edhe tash është shumë i lartë. “Unë kam dëgjuar se do të shtrenjtohet energjia elektrike, kjo është katastrofë. Por, edhe tash çmimi është shumë i lartë. Nuk di se si do të paguajmë”, ka shtuar ai. Ekonomisti Lumjan Hashani, nga Prishtina, thotë se rritja e tarifave për energji elektrike nuk duhet të ndodh.

“Rryma është e shtrenjtë. Por, tani për tani unë nuk po shoh diçka mirë”, tha Hashani. Sidoqoftë, muajve të fundit shumë konsumatorë kanë paraqitur ankesa në KEDS, për shkak të dyshimit se faturat e energjisë elektrike kanë ardhur dyfish më të shtrenjta. Një grup prej mbi pesëdhjetë organizatash të shoqërisë civile nëpërmjet peticionit vitin e kaluar kërkuan nga ZRRE-ja anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRRE-ja vendosi më 2 gusht të 2015 në favor të KEDS-it it dhe lejoi rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 5.18 për qind. Brenda pesë ditëve, deri më 25 shtator, Koalicioni i Qytetarëve Konsumatorë, sindikatave dhe organizatave joqeveritare kishin arritur të mbledhin rreth 34 mijë nënshkrime në 10 komuna të Kosovës për të rrëzuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës. Kjo asnjëherë nuk ishte marr për bazë nga Kuvendi i Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë
Kryesore

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

03/06/2025
Analisti izraelit: Bota po na kthen shpinën!
Analizë

Analisti izraelit: Bota po na kthen shpinën!

03/06/2025
Pse ky njeri është tashmë objektivi numër një i Putinit?
Konflikti

Pse ky njeri është tashmë objektivi numër një i Putinit?

03/06/2025
Next Post
Bajram Gecaj i LDK-së godet AAK-në: Anëtarët e juaj po ikin nga dhuna

Bajram Gecaj i LDK-së godet AAK-në: Anëtarët e juaj po ikin nga dhuna

Nga ëndërr në realitet: fëmija afgan do të takojë Messin në Barcelonë

Nga ëndërr në realitet: fëmija afgan do të takojë Messin në Barcelonë

Nishani në analizën e KLSH: Administrata nuk është e korruptuar, ka njerëz profesionistë

Nishani në analizën e KLSH: Administrata nuk është e korruptuar, ka njerëz profesionistë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sinqeriteti tronditës i këtij ish-zyrtari amerikan: Gënjyem…!

Sinqeriteti tronditës i këtij ish-zyrtari amerikan: Gënjyem…!

03/06/2025
Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

Gaza ngjethëse: pasi iu vranë nëntë fëmijët, u shua dhe vetë

03/06/2025
Izraeli, në izolim gjithnjë e më të madh

Izraeli, në izolim gjithnjë e më të madh

03/06/2025
“Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

“Lufta” e Britanisë me Abramovich-in

03/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni