Të gjitha debatet e zhvilluara në 20-30 vitet e fundit, e sidomos të këtij viti nisin me shumë zhurmë nëpër medie, dhe jo vetëm. Mirëpo debati i fundit tingëllon trishtueshëm kur dëgjon një grup të vogël njerëzish (por me zë të lartë) që këmbëngulin të ndahen plotësisht nga pjesa tjetër e qytetarëve të këtij vendi, vetëm sepse marrëdhëniet e tyre personale-private janë të ndryshme nga ato të shumicës dërrmuese të qytetarëve. S’do mend se ky fenomen nuk është pa një axhendë. Ajo vjen nga një dorë e fshehur që nuk e do familjen e shëndoshë. Lind pyetja: Kush e ka bërë gjer tani këtë axhendë dhe kush po e bën sërish? Ku do të përfundojmë me këtë axhendë dhe ç’përfitim ka shoqëria jonë nga ajo? Ne këtë “nuk e dimë” dhe sigurisht që kjo agjendë nuk është në favor të qytetarëve të këtij vendi.
Megjitatë, kjo axhendë siç duket ka përmbushjen e disa qëllimeve, të cilat ne po i nënvizojmë si më poshtë:
- Rreth gjysmës së dytë të shekullit 20-të filloi shfaqja e një fenomeni haptazi, që vetëm ata e kishin në rend të ditës dhe më pas filluan t’na tregojnë edhe se ne jemi ndryshe nga ata. Ky trend filloi të shfaqej diku më shumë e diku më pak, varësisht prej konteksit dhe mentalitetit social, derisa përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje i intensifikuan takimet mes vete dhe filluan të imponohen në shoqëri me arsyetimin se ky fenomen është krejtësisht normal.
Thamë më lart se u shfaq në vitet e 50-60 të shekullit të kaluar, por hovin e mori në 25-30 vitet e fundit. Këtë ia mundësoi zhvillimi i internetit dhe rrjeteve sociale duke i bërë që të organizohen më lehtë dhe më shpejtë për ta imponuar hapur “kulturën” e tyre. Kështu, nga anonimati filluan të fitojnë terren në hapësirat publike.
- Hapi i radhës ishte t’i jepej hapësirë mediale këtij fenomeni diku me dashje e diku pa dashje që pjestarët e këtij komuniteti t’na rrëfejnë se çfarë bëjnë me jetën e tyre “të kufizuar” private, pavarësisht që ligjet janë të njëjta për të gjithë qytetarët. Ata nuk mjaftohen të jenë të barabartë si të gjithë të tjerët, por duan t’na imponojnë mendimin e tyre se këta si grup janë shumë në rregull (cool), se janë në trend dhe se ne të tjerët duhet t’i përkrahim në pranimin sa më normal të këtij fenomeni. Faktikisht, ata presin nga NE që t’i vlerësojmë më shumë se veten tonë, ashtu që qytetarët t’i pasojnë ata, ngase ajo çfarë ata bëjnë është shumë “normale”.
- Ky grup njerëzish nuk kanë pasur ose më saktë nuk kanë thënë kurrë se e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të tjerë dhe shumica dërrmuese e tyre nuk e kanë parë ndryshe këtë grup. Ata kanë jetuar në mesin tonë, derisa janë ekspozuar hapur, që do të thotë se qytetarët nuk janë marrë me këtë grup, pasi që ata kanë qenë pjesë e shoqërisë si të gjithë qytetarët e tjerë. Vjen një moment kur grupi filloi me këmbëngulje të hiqet si “viktimë”, duke krijuar stigmatizime, vetëm e vetëm për t’u shfaqur si viktimë e kësaj shoqërie.
- Ky grup filloi të marrë përkrahje nga grupet e njëjta të vendeve të ndryshme. Ai psikolog apo mjek që i ka kundërshtuar me ndonjë një të vërtetë shkencore, apo çdo argument i shprehur kundër tyre, ka hasur në rezistencë të paparë nga ky grup, ndërsa këta profesionistë (psikologë, mjekë etj.) janë akuzuar dhe përçmuar në forma prej më të ndryshmeve, kryesisht në medie. Grupi ka vazhduar me aktivitete, debate dhe konferenca deri në atë masë aq sa çështja e tyre tanimë ka hyrë në kurrikulat shkollore, madje kanë arritur që të mbajnë edhe ligjerata nëpër shkolla fillore dhe të mesme (kjo ka ndodhur në Kosovë).
Shtrohet pyetja PSE?
Këta (LGBT) nuk duan të jenë sikurse pjesa tjetër e qytetarëve të këtij vendi (kjo vlen gjithandej nëpër botë). Këta duan të jenë të privilgjuarit e këtij vendi, mundësisht edhe sunduesit e tij.
Mu këta janë ata të cilët insistojnë të favorizohen mbi të qytetarët e tjerë të këtij vendi, deri në atë masë që t’i marrin fëmijet bonjakë dhe t’i rritin në frymën e tyre… Askush nuk i ndalon që të kenë fëmijë legjitim në mes vete… i kanë të gjitha të drejtat e barabarta, por sikur kjo nuk u mjafton atyre, ngase ata duan të jenë mbi të barabartit e sotëm. Të jenë të priviligjuar vetëm pse sillen më ndryshe nga shumica dërmuese dhe për shkak se jeta (seksuale) e tyre në bashkësi është ndryshe. Ata edhe pse vetë zgjedhin që mos kenë riprodhim normal, ata duan që të kenë fëmijë, e ata të mos jenë të tyre, por ata t’i “menaxhojnë”siç ata duan pasi nuk janë linjë biologjike e tyre. Ky është vërtet kulminacioni i abuzimit.
Çfarë thotë Kodi Civil i Republikës së Kosovës:
Kodi civil i Republikes se Kosoves,
Libri i katërt
Familja.
Neni 4
Trajtimi i barabartë
Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë libër.
Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pronës, lindjes apo gjendjes tjetër. – Mbaron citimi i ligjit.
Tani kur ligji dhe qytetarët e këtij vendi i pranojnë si të barabartë, atëherë çfarë kërkon më shumë ky i ashtuquajtur “grup”? Janë mu ata të cilët ë po e konsiderojnë veten mbi shumicën e qytetarëve të këtij vendi.
A mos vallë shteti ynë po e ndaluaka organizimin e jetës së tyre private?
A mos vallë ligjet tona na qenka kundër organizimit privat të jetës së qytetarëve të Kosovës?
Në legjslacion, në shumicën e rasteve, çdo gjë që nuk është e specifikur është e lejuar. Sa i përket ligjit ky grup e organizon jetën e vet private siç do dhe askush nuk ua ndalon një gjë të tillë. Në raport me fenë ka dispozita të tjera, të cilat nuk janë trajtesë e këtij shkrimi, megjithëse ato dihen.
Deri para 23 vitesh në Kosovë për 100 vite rresht ka sunduar pakica. Ata që e kanë jetuar atë kohë e dinë fare mirë se çfarë do të thotë kjo. Sot nga ky “grup” po kërkohet pikërisht kjo gjë. Siç po shihet tendenca e këtij grupi është që të jetë alfa dhe omega e shoqërisë. Më lart e përmendëm se me ligj janë në rregull dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi, por kjo si duket nuk po u mjafton dhe kërkojnë që t’na detyrojmë që ti duam me zor ose të bëhemi si ta. Mirëpo kjo veçse kalon çdo kufi normal, madje një gjë e tillë sanksionohet me ligj dhe përbën vepër penale. Këtë “ti duam me zor” nuk mund ta bëjmë me ligj për askë dhe kjo nuk ndodh askund në këtë botë, në përjashtim të ndonjë vendi komunist.
Në sistemin demokratik, apo atë liberal të vlerave po ekzistuakan dy standarde vlerësimi.
Ti je “demokrat” nëse mendon si unë, por mos e dhëntë Zoti të mendosh ndryshe. Nëse kjo ndodh, atëherë më e pakëta cilësohesh si i prapamebtur, apo edhe terrorist.
A jemi në vete?! Nëse “grupit” po u lejuaka ta proklamojë veten haptazi, pavarësisht mospranimit të 99% të qytetarëve të këtij vendi, atëherë përse të akuzohet për shkelje të të drejtave të tij ai që nuk pajtohet me të. Absurditet i llojit të vet!!! Shihni si po linçohen deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votua kundër, sikur të kenë bërë vepër penale. Përse askush nuk po e vlerëson përdorimin e lirisë së tyre? Linçimi shkon deri te ofendimet më të rënda personale dhe familjare.
Avokatja znj. Veliu këtë situatë të krijuar, e cila është specialiste në fushën e të drejtave të njeriut, e sheh kështu: “Në një shtet demokratik do të ketë situata “pa kufij” në të cilat do të kemi në peshore dy (2) të drejta konkurruese (competing rights) të:
- a) dy personave
- b) të dy grupeve të personave apo
- c) të një/më shumë personave (në njëren anë) dhe të detyrimeve të SHTETIT (në anën tjetër)!
Në rastet si këto, autoritetet shtetërore do të gjenden në aso pozite për të vendosur se cila e drejtë / liri E MBIPESHON të drejtën/lirinë tjetër (to take a decision which right/feedom prevails)!
Në debatin për “martesat LGBTI”, bëhet fjalë për garën ndërmjet:
1) të drejtës së popullit shumicë për ruajtjen e institucionit të martesës dhe institucionit të shenjtë të familjes; të drejtës së popullit shumicë për ruajtjen e moralit publik; të drejtës dhe interesit më të mirë të fëmijëve bonjakë (kandidat potencial për adoptim) – në njëren anë; dhe
2) të drejtës së pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ për t’u martuar – realizimi i të cilës së drejtë i cenon të gjitha të drejtat e cekura më lart të popullit mbarë dhe specifikisht të shumicës dërrmuese të qytetarëve, të cilët janë kundër cenimit të familjes, kundër cenimit të moralit publik, kundër cenimit të shëndetit publik dhe kundër cenimit të interesit më të mirë të fëmijëve bonjakë.
Pyetja që shtrohet këtu është kjo: cila e drejtë e mbipeshon të drejtën tjetër në rrethanat e çështjes konkrete?
Sipas Konventës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dijes sime lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive te njeriut, mund të konstatojmë se:
– Mbipeshon e para – pra, mbipeshon e drejta e popullit shumicë për ruajtjen e institucionit të martesës dhe institucionit të shenjtë të familjes;
– Mbipeshon e drejta e popullit shumicë për ruajtjen e moralit publik;
– Mbipeshon e drejta dhe interesi në të mirë të fëmijës – si konsideratë parësore në të gjtha verimet e legjislativit – siç e përcakton Konventa për të Drejtat e Fëmijës!
Shtrohet pyetja: Nëse kjo na qenka kështu, atëherë çfarë të bëjnë pjesetarët e këtij komuniteti?
Përgjigjja është kjo: Le të bashkëjetojnë ‘pa letra’, ngjashëm siç bashkëjetojnë çiftet heteroseksuale pa certifikatë të kurorëzimit)!
Këtë të drejtë ua garanton vetë Konventa, nën ombrellën e dispozitës për respektimin e jetës private!
E kam potencuar disa herë se në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës NUK ekziston as edhe një kufizim i vetëm ligjor që pjesëtarët e këtij komuniteti të bashkëjetojnë! P.sh. në Majalzi edhe bashkëjetesa e çifteve të këtij komunitetit është rreptësisht e ndaluar me ligj, madje konsiderohet si vepër penale. Kudo që zihen në afrim intim (qoftë në shtëpi private apo vende publike gjykohen dhe burgosen). Bëjeni vet dallimin me Kosovën!!!
Shtrohet pyetja:Po përse t’u ndalohet martesa? Përse po na penguaka aq shumë një copë letre – një certifikatë e martesës për çiftet e këtij komuniteti?
Ekziston më shumë se një përgjigje:
– Jemi kundër ngase me lejimin e martesave të tyre çështja private bëhet çështje publike!
– Jemi kundër, sepse me lejimin e martesave të tyre përjashtimi bëhet normë!
– Jemi kundër, sepse me lejimin e martesave të tyre cenohet familja tradicionale, me bashkëshortë të gjinive të kundërta!
– Jemi kundër, sepse me lejimin e martesave të tyre cenohet standardi i moralit publik në vendin tonë (aktualisht, diçka që është e pranueshme për shoqërinë në Serbi, është e papranueshme për shoqërinë shqiptare/kosovare – gjë që është krejtësisht normale – dhe këtë qëndrim Konventa dhe Gjykata Evropiane e njohin dhe e respektojnë)!
– Jemi kundër, sepseme lejimin e martesave të çifteve homoseksuale cenohet shëndeti pubik – çiftëzimi i personave të gjinisë së njëjtë bëhet normë, prandaj forma në të cilën ata i plotesojnë nevojat e tyre seksuale është e dëmshme për shëndetin e njeriut, duke qenë shkak i sëmundjeve të rënda si HIV-AIDS, lija e majmunit etj. Këto sëmundje më pas mund të transmetohen te personat e tjerë përmes dhënies vullnetare të gjakut etj. Nuk kam dijeni nëse tek ne në Kosovë është praktikë të pyeturit e dhuruesit të gjakut se “a ka pasur ndonjë kontakt homoseksual në vitin e fundit?” Megjithatë, kjo është një praktikë e vendosur në vendet e BE-së dhe SHBA, ku në çdo rast të dhënies vullnetare të gjakut, autoritetet shëndetësore e kanë për detyrë t’ia parashtrojnë këtë pyetje dhuruesit para se t’ia marrin gjakun! Do të thoni se “kush është kompetent që të japë përgjigje të drejtë në një pyetje të tillë?!”
Ekzistojnë rregulla në çdo shtet që kur individi deklaron diçka nën betim, i njëjti mund të procedohet PENALISHT, nëse vërtetohet e kundërta e deklaratës së tij. Kjo metodë përdoret edhe në aplikimet për viza, ku individi, gjatë plotësimit të formularit në pyetjet e caktuara, përgjigjet me një “TIK”. Por nëse ndodh e kundërta e asaj që ka deklaruar, atëherë gjykohet dhe ndiqet penalisht për dhënien e deklaratës së rreme!
– Jemi kundër, sepse me lejimin e martesave të tyre cenohet e drejta dhe interesi më i mirë i fëmijëve bonjakë (fëmijë kandidat për adoptim), ngase ekzistojnë të dhëna të pakontestueshme shkencore se rritja e fëmijës prej dy personave të të njëjtës gjini apo prej një personi të vetëm të të njëjtës gjini është e dëmshme për zhvillimin normal psiko-emocional të fëmijës.
Nënat janë përshkruar si më tolerante, më të dashura/emotive dhe të mbipërfshira në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, përderisa baballarët janë përshkruar si më autoritativë (McKinney and Renk, 2008). Pra, dy “nëna” nuk mund të krijojnë figurën e një babai, ashtu siç edhe dy “baballarë” nuk mund ta zëvendësojnë asnjëherë figurën e nënës.
Dhe fare në fund: A e parasheh Konventa të drejtën e martesës për pjesetarët e komunitetit LGBTIQ+?
Përgjigje: JO!
Në konventë qëndron se “secili shtet e rregullon institucionin e martesës me ligj kombëtar”. Gjithashtu, “secili shtet e përcakton se cili është standardi i moralit shoqëror në atë shtet!
Gjykata Evropiane, asnjëherë nuk ua ka akorduar të drejtën e martesës pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ!
Megjithatë, Gjykata Evropiane në vazhdimësi ua ka akorduar të drejtën për respektimin e jetës private pjesëtarëve të këtij komuniteti! /tesheshi.com/