Në Korenë e Veriut, me urdhër të liderit Kim Jong Un, është ekzekutuar nje prej figurave kryesore, shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Ri Yong Gil.
Sipas medias zyrtare të vendit komunist, gjenerali është ekzekutuar me akuzën e korrupsionit, por nuk thuhet se me ç’formë.
Pra, nëse është përdorur ajo me shqyerje nga qentë e uritur, siç ka ndodhur dy vjet më parë me xhaxhain e Kim Jong Un, që konsiderohej figura e dytë më e rëndësishme në vend. Edhe ai u akuzua për korrupsion. /tesheshi.com/