Qiellgërvishësja më e lartë në botë do të jetë gati në më pak se tre vjet. Ajo do të ndërtohen Wuhan, Kinë. Bëhet fjalë për Phoenix Towers, e projektuar nga një studio arkitekturore britanike. Do të jetë mbi 1 mijë metra e lartë.
Laurie Chetwood, drejtuesit i ekipit të projektuesve shpejgon se objektivi nuk është vetëm të ndërtohet godina më e lartë në botë, por të jetë edhe miqësore me ambjentin. “Kemi aplikuar sa më shumë ide ‘ambjentaliste’ që kishim mundësi për të realizuar formën e dy kullave,” shpjegon ai.
Ideja është të përballohet direkt problemi i ndotjes në Kinë. Kullat dua të shënojnë rilindjen e qytetit (prandaj është zgjedhur emri Phoenix). Do të jenë të pajisura me sisteme teknike që do të filtrojnë ujin dhe ajrin e qytetit, do të mbledhin energjinë diellore si dhe shiun që bie; do të jenë të pajisura edhe me kopshte ku do të kultivohen perime, të cilat do të serviren të freskëta në restorantet e kullave. /tesheshi.com/