Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në kërkim të turpit në politikë: pse tek çadra e opozitës duhet shfaqur filmi “Dora e ngrohtë”

by te Sheshi
12/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Në kërkim të turpit në politikë: pse tek çadra e opozitës duhet shfaqur filmi “Dora e ngrohtë”

Nëse ne i qasemi çadrës së opozitës dhe kumtit të saj nga pikëpamja e moralit politik që buron prej aty dhe jo interesit ftohtësisht politik, do donim mbylljen e  saj për më shumë se çdo arsye tjetër. Akuzat nga njëra anë, që pothuajse janë 80 përqind e narrativës së egërt, dhe premtimet nga ana tjetër në përqindjen e mbetur, që pothuajse janë të gjitha në kufijtë e një retorike parazitare, të dalë boje dhe pa asnjë garanci, sidomos morale, e bëjnë atë që të çedojë rëndë sidomos në këtë të fundit.

Në këtë pikë, brenda çadrës është e gjithë politika shqiptare e jo vetëm një pjesë e saj, që e ka ulëritëse mungesën e theksuar të moralit, që pas 26 vitesh tranzicion, me mënyrën si ka udhëhequr vendin, e ka zhytyr dhe shoqërinë në një amoralitet të frikshëm.

Sot nuk vlen më të thuhet nëse shqiptarët nuk e kanë fort me qejf punën, se duan të fitojnë shpejt e lehtë, se nuk dijnë të ndërtojnë shtet, se nëpërkëmbin ligjet e nuk njohin vlerën e institucioneve; jo, sot duhet thënë se ata janë zhveshur tërësisht nga moraliteti shoqëror, ku vatra të shëndetshme që mund të gjenden, janë aq pak sa nuk kanë fare impakt në shoqëri, aq më pak në politikë.

Dhe sot pyetja është: çfarë morali buron nga çadra? Nuk na duhet programi, na duhet morali!

Siç dihet, handikapi më i madh që ka opozita e sotme është raporti me të djeshmen e saj. Pasi ka lënë një ndër qeverisjet më të dështuara, me plot vragë sociale, madje dhe me gjak të derdhur, ajo jo vetëm nuk ka një mea culpa të thellë, por me një arrogancë që vetëm të qënit në pushtet mund ta përligjë, iu imponon njerëzve një amnezi, një harresë, të tipit “shuajeni nga kujtesa të djeshmen tonë”, duke rendur drejt pushtetit pas asnjë vetëpërmbajtje etike, pa asnjë skrupull, edhe pse vota si verdikt nuk jua lejon këtë.

Dhe do duhej një personazh si ai i Besos tek “Dora e ngrohtë”, për ta kuptuar se ç’është ajo që nuk funksionon tek morali i çadrës së opozitës, ku mjaft të shohësh se si një njeri i sapodalë nga burgu për vjedhje, një ish-ministër si Spiro Ksera, shkon e strehohet direkt nën çadër, pa asnjë vraje ndërgjegjeje, edhe pse ligjërisht i ndëshkuar. Dhe ky është vetëm një prej morisë së shembujve të amoralitetit që kap dhe majat e udhëheqësisë së opozitës.

Jo, Besim Shkëmbi, edhe pse e kreu dënimin e tij, pesha e ndërgjegjes, e një lloj morali të lindur nga refleksioni mbi një të shkuar të errët, e bëri të jetë i tërhequr nga shoqëria e dikurshme, të zbukurohet me një tis drojeje e turpi, duke zgjedhur, kësaj here pa detyrim ligjor, që ta ndëshkojë vetë veten. Edhe pse shoqëria e dikurshme e shkollës e ftonte të ishte pjesë e saj, pa asnjë pargjykim, madje me shumë dashuri, mes tyre dhe vajza me të cilën ai kishte patur apo ende kishte një feeling, Besoja sërish zgjidhte vetëndëshkimin në emër të një morali pa detyrim ligjor. Për pasojë, ai u privua dhe në pikën më të ndjeshme, tek dashuria, duke mos përfunduar në martesë me vajzën e ëndrrave rinore.

Ja pra pse nën çadrën gjithë politikës shqiptare duhet parë ky film, duhet studiuar ky personazh, për të kuptuar se rënia e turpit si institucion ndërgjegjeje, shkartisja e moralit, ka bërë që kjo politikë mos ofrojë asgjë me vlerë, asnjë standart drejtqeverisjeje, asnjë lloj suksesi në terma thellësisht shoqërorë, aq sa për të ngjallur shpresë, besim e optimizëm se po, është e mundur që Shqipëria të bëhet. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Katër këshilla për të mbrojtur lëkurën në pranverë

Katër këshilla për të mbrojtur lëkurën në pranverë

Ndryshimet e pritshme në qeveri, Basha: nuk lëvizim nga qëndrim ynë, duam kokën e Padrinos

Ndryshimet e pritshme në qeveri, Basha: nuk lëvizim nga qëndrim ynë, duam kokën e Padrinos

Zaev në pritje të mandatit, LSDM akuzon VMRO-në si konfliktuoze

Zaev në pritje të mandatit, LSDM akuzon VMRO-në si konfliktuoze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni