Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në kërkim të rrënjëve të “revoltës”për listat në PD: gjithçka nisi në duelin Olldashi-Basha

by te Sheshi
27/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Në kërkim të rrënjëve të “revoltës”për listat në PD: gjithçka nisi në duelin Olldashi-Basha

Prej mesnatës së mbrëmshme po përjetohet një tronditje dhe zhurmë shumë e madhe në një shoqëri që gëlon në rrjete sociale.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 12 orë, sërish zhurma dhe tronditja vazhdon të shprehet pafund në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, i cili i përcjell dhe me vonesë tek masa e gjerë, duke krijuar kështu një reaksion zinxhir.

Një zhgënjim që vërehet në disa shtresa, të cilat kanë mbështetur PD-në në aksionin opozitar prej vitesh, por sidomos gjatë muajve të çadrës.

Përveç analistëve kryesorë, që duket nuk kanë pikasur e as parashikuar gjë (megjithëse e kanë detyrë), por mbetën të shastisur tamam si njerëzit e thjeshtë që duhet t’i sqarojnë, pakënaqësia vërehet kryesisht në dy shtylla të rëndësishme: ish-të përndjekurit e regjimit komunist por edhe të rinjtë intelektualë që protestën e akumuluar ndaj qeverisjes së Edi Ramës e kanalizuan duke shpresuar tek opozita.

Por ata që janë hidhëruar dhe brengosur më shumë janë pikërisht njerëzit që kanë qenë pjesë e strukturave të PD-së që prej 20 vjetëve, që duket se përfundimisht e kanë ndjerë veten jashtë forcës politike ku kanë milituar.

Por ç’ka ndodhur realisht mbrëmë me listat e deputetëve. Pse nuk u bë e njëjta zhurmë edhe me PS-në?!

Për dy arsye. E para PS-ja është në pushtet dhe duke qenë e tillë edhe marrëdhëniet e militantëve janë të ngrohta, pasi janë në pritje për ndonjë promocion dhe vend pune, por PS nuk ka kryer një operacion kaq drastik siç bëri Lulzim Basha.

Me zyrtarizmin e listave për deputetë, Lulzim Basha ka bërë vetëm aktin final të një operacioni të nisur që në verën e vitit 2013, pikërisht kur në Partinë Demokratike lindën, u ravijëzuan dhe po institucionalizoheshin dy rryma të qarta, me mundësinë për të qenë fraksione.

Pra pikërisht në kohën kur i ndjeri Sokol Olldashi garoi për kryetar të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, që prej atëherë eleminoi deri në shkrirje të gjitha degët, celulat, grupet apo njësitë politike që ishin në një linjë politike me Olldashin dhe në fund bashkuan votat për të zgjedhur një kandidat për kryetar të PD-së, ndryshe nga ai që mendonte dhe mbështeste lideri historik i Partisë Demoratike, Sali Berisha.

Katër vjet më parë, u identifikuan një për një të gjithë ata që votuan kundër Bashës, pra kundër Berishës, pra kundër familjes Berisha. Që do të thotë për mendjen e lidershipit që shikon komplote gjithandej, mund të ishin potencialisht të rrezikshëm kur vetingu do të pastronte drejtësinë dhe në vend të fillojë kërkimi i llogarive për të gjithë qeveritarët që kanë abuzuar me pushtetin.

Lufta brenda llojit është shumë, shumë më e egër se ajo me kundërshtarin. Siç e kemi parë në Shqipëri gjithë këto vite, kemi pasur marrëveshje edhe të pamundura vetëm e vetëm që të mos krijohen fraksione apo që të mundet “armiku i brendshëm”.

Basha, shkriu thuajse të gjithë degët e PD-së në rrethe, dërgoi drejt LSI-së grup-seksione të tëra në qytete të mëdha. I gjithë operacioni u drejtua nga Gjergj Lezhja, ish-drejtuesi i lartë i SHIK-ut dhe një nga krerët e organizimit në PD, i cili njeh me emër mbiemër çdo anëtar apo strukturë të PD-së.

Në votimin e famshëm Basha-Olldashi, fletët e votimit ishin me numër rendor dhe në këtë mënyrë çdo votues që vendoste firmën pranë numrit rendor të fletvotimit mund të skanohej shumë kollaj.

Fshesa nisi në Durrës, në bastionin politik të Sokol Olldashit. Shkarkohet Igli Cara, kreu i PD-së në Durrës, më pas shkarkohet Osman Metalla për të komanduar Bylykbashin, i cili rri 24 orë në Tiranë pranë Berishës e Bashës.

Më pas operacioni u shtri në Dibër, Vlorë e kudo.

Në Shkodër, Lulzim Basha është në armiqësi të plotë me Ramiz Çobajn, kreun e PD-së, vetëm e vetëm se ai nuk ishte kandidaturë e qendrës por fitoi me vota. Basha jo vetëm e ka vendosur të 9-in në listën e deputetëve, por Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë së Shkodrës nuk ka punësuar asnjë nga përkrahësit e Çobajt, megjithëse ata janë pjesë e qëndrestarëve.

Duke hequr bazën, Basha e kishte shumë kollaj për operacionin e radhës, pra largimin e të gjithë deputetëve dhe drejtuesve që ishin kritikë.

Ata tashmë nuk kanë më mbështetës pasi janë hequr. E shumta revolta do të bëhet vetëm në rrjetet sociale. Por vallë, a do të shuhet ky “rebelim”? Pasi Basha nuk ka ndëshkuar vetëm kritikët, por edhe njerëzit që i kanë qëndruar kauzës, paçka se ata i kanë qëndruar besnikë dhe që përbëhen nga intelektualë dhe njerëz me integritet.

Kështu për shembull Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, e cila ka krijuar një profil intelektual dhe të qetë në publik, nuk u kandidua. Në rrjetet sociale mbështetësit e PD-së shprehen mjaft të revoltuar për këtë.

Por , më egër përgjigja është e shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Në murin e Tomor Alizotit, kreut të departamentit të PD-së për këtë shtresë dhe një nga zërat e njohur pro Bashës, ka një revoltë shumë të ashpër ndaj Lulzim Bashës. Që duket se është fatale.

Po ku do të kanalizohet i gjithë ky lum pakënaqësish më 25 qershor? Do të shkojë në LSI? Shumë e vështirë për të ndodhur kjo, por Gjergj Bojaxhiu, një ish-zyrtar i qeverisjes së PD-së u ka hapur dyert e forcës së tij politike. Dy vjet më parë mori 16 mijë vota vetëm në Tiranë.

Do të jetë ai supriza e 25 qershorit?! /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë, peng i urdhrit të Goran Rakiqit

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë, peng i urdhrit të Goran Rakiqit

Ja çfarë ndodh nëse shtoni një lugë çaji kanellë në vazot e luleve

Ja çfarë ndodh nëse shtoni një lugë çaji kanellë në vazot e luleve

Arsenali mposht Çelsin në finalen e FA Cup-it, Arsene Wenger trajneri më i suksesshëm i aktivitetit

Arsenali mposht Çelsin në finalen e FA Cup-it, Arsene Wenger trajneri më i suksesshëm i aktivitetit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni