Një delegacion i lëvizjes rebele Houthi në bisedimet e paqes në Suedi, ka thënë se duhej që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të përfaqësohen gjatë bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Jemen.
Salim al-Mukhlis, një zëdhënës i lëvizjes Houthi, vuri në dukje se, për shkak të ruajtjes së paqes në Hudaydaha, Taiz dhe rajone të tjera, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të ketë përfaqësues në negociatat e paqes në vazhdim.
Në Suedi, të enjten, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, filluan bisedimet e paqes mes lëvizjes rebele Shiite Houthi dhe qeverisë së Jemenit.
Jemeni është shndërruar një skenën e një krize të thellë politike dhe të sigurisë, e cila u përshkallëzua në një luftë civile në fund të vitit 2014.
Huthinjtë kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.
Konfliktet në Jemen janë forcuar më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët filluan një seri sulme ajrore ndaj pozicioneve rebele.
Lufta ka shkatërruar infrastrukturën, duke përfshirë shërbimin shëndetësor furnizimin me ujë dhe kanalizimet.
Kjo bëri që OKB ta përshkruante situatën në atë shtet të Gjirit si një nga katastrofat më të mëdha humanitare të kohëve moderne. /tesheshi.com/