Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në kërkim të kauzave të opozitës për stinën e protestave që nis më 18 shkurt

by te Sheshi
08/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Në kërkim të kauzave të opozitës për stinën e protestave që nis më 18 shkurt

Siç dihet tashmë prej ditësh, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar nisjen e një stine protesta të cilat do startojnë me datë 18 të këtij muaji. Madje i gjithë lidershipi i PD-së po investohet fuqishëm për të injektuar tek elektorati shqiptar atë që po ndodh në Rumani këto ditë. Por realisht, edhe pse arsyet për të protestuar në këtë vend ekzistojnë në çdo kohë, kanë ekzistuar po aq fuqishëm dhe gjatë qeverisjes së djathtëve, a e ka kauzën e duhur PD-ja për të dalë në rrugë dhe a do mundet ta rrëzojë nga rruga qeverisjen e Ramës?     

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka planifikuar një protestë të madhe politike më 18 Shkurt kundër qeverisë. Protesta do të mbahet në një situatë politike të tensionuar; kur dy aleatët qeverisës janë drejt ndarjes dhe kur Vetingu po nis dhe Reforma në Drejtësi e inicuar dhe vrojtuar nga ndërkombëtarët synon të kapë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit. Por duket se protesta e opozitës s’ka lidhje me asnjërën nga këto ngjarje.

Basha po merr zemër nga protestat në Rumani, ku qindra-mijëra qyetarë, të pathirrur nga asnjë parti politike, kanë dalë në shesh për t’i bërë presion qeverisë që të mos amendojë nenet e ligjit që nuk lejon të akuzuarit për korrupsion të futen në politikë. Edhe pse qeveria u tërhoq ata vazhdojnë të protestojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Duket qartë se kauzat nuk janë të ngjashme dhe as kanë lidhje me njëra-tjetrën; Basha kërkon nga ana e tij protesta kundër qeverisë për premtimet e pambajtura në 4 vite dhe kundër vjedhjes së zgjedhjeve, e cila rezulton si një “frikë” e tij paraprake ose si justifikim për humbjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Shqipëria nuk është në situatën e Rumanisë ku vettingu i ka dhënë rezultatet e tij dhe qeveria mundohet ta zbusë atë; këtu akoma s’ka nisur. Për më tepër, qëndrimi i Bashës ndaj reformës në Drejtësi dhe vettingut është jo fort i qartë; e para ai inicioi rrëzimin e disa ligjeve të rëndësishme të vettingut në Gjykatë Kushtetuese; e dyta shumë nga gjykatësit që po ikin prej vettingut njihen si të afërt me të djathtën dhe ish-kryeministrin Berisha, i cili vazhdon të ketë një rol të fortë në PD; e treta, Basha nuk mbajti dot një qëndrim të qartë për rastin “Llalla-Lu”, kur kryeprokurori u akuzua nga ambasadori amerikan se po pengonte këtë reformë. Ai nuk u distancua dot nga kryeprokurori i zgjedhur nga Berisha dhe Meta.

Nga ana tjetër, vettingu, nëse bëhet, mund të rezultojë fatal dhe për vetë partinë e Bashës, pasi ish-ministra të kësaj partie që vazhdojnë të jenë në kupolën e saj, janë akuzuar për korrupsion.

Pra, Basha nuk po i thërret shqiptarët në protestë për të mbështetur Reformën në Drejtësi që do të pastrojë sistemin e Drejtësisë për t’i hapur rrugë patrimit të politikës nga politikanët e korruptuar.

Atëherë çfarë po kërkon me protestat?!

Protesta, si mënyrë për të matur elektoratin

Po të shikosh ligjërimin e këtyre ditëve të kryetarit të opozitës ngjan me një fushatë elektorale të nisur para kohe. Partia Demokratike shënoi një nga humbjet më të thella të saj në vitin 2013 pas 8 vitesh në qeverisje dhe ky është momenti i parë kur kjo parti, tashmë me një kryetar të ri, duhet të provojë veten në elektorat. Protesta e 18 shkurtit dhe të tjerat nëse do të ketë do të jenë një barometër që Basha të shohë ku është opozita; sa elektorat ka? Sa frymëzon? Sa besim kanë njerëzit tek ajo?

“Më 18 shkurt shqiptarët do të afrohen për t’i thënë jo  padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrës, dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kudo në Shqipëri e në Fier ka pllakosur varfëria. Të tjera gjëra premtoi Rilindja të tjera bëri. Premtoi ulje taksash për shumicën e shqiptarëve, energji me çmim më të ulët, e 300 mijë vende pune, sot kemi më shumë të papunë, shëndetësia është në gjëndje të mjerë, rinia ka më pak shanse në punësim. E gjitha kjo vjen sepse qeveria braktisi qytetarët dhe po i shërben vetes së vet”- u shpreh Basha në takimin e sotëm në Fier, në vazhdën e takimeve paraprake për të nxitur bazën e partisë dhe qytetarët që t’i vijnë me datë 18 në Tiranë. Është një fjalim tipik elektoral që mund të mbahej gjatë muajit zyrtar të fushatës.

Alibia e humbjes së zgjedhjeve

Duke qenë një opozitë e pazëshme këto 4 vite, PD-ja prej disa javësh ka nisur të ngrejë alibinë e humbjes së zgjedhjeve me vjedhjen e tyre. Këtë gjë bëri Edi Rama në zgjedhjet e 2009-ës, por pas zgjedhjeve, me sloganin “Hapni kutitë!”

Por a është e justifikuar frika e Bashës?!

Ai këmbëngul tek votimi elektronik si një faktor për besueshmërinë e zgjedhjeve. Por këtë argument ia ka rërzuar vetë OSBE-ja, zyra monitoruese e zgjedhjeve, e cila deklaroi se ky lloj votimi është i pamundur të realizohet  nga ana teknike. PD-ja e injoroi totalisht një reformë reale zgjedhore nëse do të kishte kaq shumë interes, pasi komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur 6 muaj më parë nuk funksionoi asnjë ditë.

Retorika për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ngjit më që pas vitit famëkeq 1996 kur zgjedhjet e zhvilluara nga Partia Demokratike në pushtet nuk u njohën nga opozita dhe ndërkombëtarët. Që prej atëherë ka pasur probleme në zgjedhje, janë kontestuar, por janë njohur dhe janë cilësuar të lira.

Aryet të tjera, për të cilat Basha u kërkon shqiptarëve të protestojnë si varfëria, taksat, dekriminalizimi i politikës etj., mund të ishin shumë mirë pjesë të programit të tij elektoral si premtime për të marrë votat e tyre më 18 qershor. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Historia që po del në sipërfaqe tek Torra në Durrës: pas topit edhe një gjyle

Historia që po del në sipërfaqe tek Torra në Durrës: pas topit edhe një gjyle

Hoxhaj paralajmëron: Serbia gati për provokime të reja ndaj Kosovës

Hoxhaj paralajmëron: Serbia gati për provokime të reja ndaj Kosovës

Ushqime të shëndetshme që shkaktojnë aromë te keqe të trupit

Ushqime të shëndetshme që shkaktojnë aromë te keqe të trupit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni