Protesta e radhës në Himarë kundër prishjes së disa shtëpive, ka sjellë dhe ultimatumin drejt IMKT-së për 5 ditë kohë për t’u larguar.
Madje, drejtuesit e protestës i janë drejtuar dhe greqisht kreut të Bashkisë, Jorgo Goro, gjatë kërkesave të tyre për mos u prekur asnjë banesë.
Një ditë më parë reagoi edhe Athina zyrtare, duke i konsideruar prishjet e planifkuara si cënim të pronës së minoritetit.
Prishjet janë në kuadër të rikualifikimit urban të bregdetit, por për një pjesë himariotësh, aty po prishen e rrëmbehen prona. /tesheshi.com