Ka ndërruar jetë aktori Lew Palter, i njohur më së shumti për skenën prekëse të Titanic-ut që përloti shumë njerëz.
Aktori vdiq në moshën 94-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, kancerit në mushkëri.
Aktori më i njohur për rolin e tij në filmin “Titanic” shfaqet afër fundit të filmit kur anija fillon të fundoset. Skena në të cilën një burrë dhe gruaja e tij shtrihen në krahët e njëri-tjetrit në krevat, ndërsa rreth tyre vërshon ujë, ka thyer shumë zemra.
Në këtë skenë ikonike, aktorët luajtën bashkëthemeluesin e Macy’s Isidor Strauss dhe gruan e tij Ida.
Stërmbesa e tyre është Wendy Rush, gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate, i cili vdiq në nëndetësen Titan. /tesheshi.com/