Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Ne dimë sesi të jetojmë ngjitur me Rusinë”: Lituania ndërton gardh kufitar në Kaliningrad

by te Sheshi
24/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
“Ne dimë sesi të jetojmë ngjitur me Rusinë”: Lituania ndërton gardh kufitar në Kaliningrad

Lëvizjet e ethshme të kohëve të fundit nga ana e Moskës – stërvitjet masive ushtarake, sulmet kibernetike, vendosja e raketave dhe rrëmbimi i një oficeri estonez – nxisin reagimin e Vilniusit.

Për ata që afrohen kufirit, nga ana lituaneze, rojet ruse dhe personeli ushtarak nga ana tjetër janë të padukshëm nga një kthesë e fortë e rrugës dhe nga pemët e pyllit Ramoniškiai. Vetëm një shtyllë komunikimi, që dëgjon dhe vëzhgon, tregon sesa afër janë ata.

Më pak se 50 mjete në ditë kalojnë në këtë pikë kalimi kufitar duke përshkuar rrugën midis Lituanisë, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe Kaliningrad Oblast, një enklavë ruse në detin Balltik. Zgjatuar midis Lituanisë në veri dhe lindje e Polonisë në jug, Kaliningradi ndodhet rreth 1300 kilometra larg Moskës.

Një gjë e tillë nuk shëmbëllen aspak me versionin modern të pikë-kontrollit Çarli të Berlinit, gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë 45 kilometrat e tokës kufitare mbi të cilat shtrihet pika e kontrollit Ramoniškiai – midis ndarjes ujore të detyruar nga lumenjtë Lepona në jug dhe Neman në veri – janë shndërruar në një shqetësim për qeverinë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, pasi janë vetëm një ecje tanku larg.

Në pak javë Rusia do të shpalosë stërvitjen e saj masive ushtarake Zapad (Perëndimi), duke sjellë rreth 100 mijë trupa dhe armatime të rënda drejt kufijve lindorë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Kjo stërvitje pason sulmet e vazhdueshme kibernetike mbi departamentet e qeverisë lituaneze, përshkruar nga zyrtarët si “një luftë masive informacioni” dhe vendosjen e javës së kaluar të raketave Iskander me kapacitete bërthamore në bazën detare ruse të Balltikut në Kaliningrad. Më 1 gusht, avionët ushtarakë të NATO-s identifikuan 18 avionë luftarakë rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Balltik. Pjesa më e madhe e tyre ishin duke fluturuar për dhe nga baza ajrore e Kaliningradit pa plane fluturimi dhe me mjetet e tyre të komunikimit të fikura, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë.

Kaq është shtuar ankthi, saqë kur personeli ushtarak rus merr trenin ushtarak nga Kaliningradi drejt Moskës, një helikopter lituanez i forcave ajrore qëndron në ajër për të siguruar se nuk do të ketë asnjë lëvizje të paligjshme gjatë rrugës. Më herët këtë vit, NATO vendosi katër batalione të formatit për betejë, në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani.

Ka nga ata me imagjinatë të ndezur që thonë se Rusia mund të zgjedhë një ditë të mbyllë të ashtuquajturin hapësira Suwałki, një rrip prej 60 miljesh i gjatë në kufirin polako-lituanez që shtrihet nga Kaliningradi deri tek aleatja e ngushtë e Rusisë, Bjellorusia dhe në këtë mënyrë të izolojë shtetet balltike nga pjesa tjetër e Europës.

Këto janë kohë ankthi, ndaj Lituania po ndërton një gardh kufitar dy metra të lartë prej 3.6 milionë eurosh, në secilën anë të pikëkalimit Ramoniškiai, që do të qëndrojë përballë gardhit me gjemba të ngritur nga rusët pesë vjet më parë.

Politikanët opozitarë e kanë dënuar këtë vendim si një harxhim i padobishëm parash. “Eshtë budallallëk”, thotë Eugenijus Gentvilas, lideri i Lëvizjes Liberale në parlamentin lituanez. “Çfarë mund të shmangim? Tanket? Sigurisht jo”. Eshtë një pikëpamje që e kanë të përbashkët shumë banorë vendas që nuk kanë shumë shpresë tek rezistenca në kufi. “Nëse ndodh, do të ndodhë”, thotë Jolanya Disjaitiene, nga fshati më i afërt me kufirin, Surdago.

Por, ashtu si dhe pika e kontrollit Çarli në Berlin nuk ishte vërtet, praktikisht, për të krijuar pengesë fizike ndaj pushtimit, por më së shumti demarkacion, kontroll dhe vija të kuqe, po kaq e vërtetë është kjo edhe për gardhin në Ramoniškiai.

Eimutis Misiūnas, ministri i Brendshëm i Lituanisë, thotë se gardhi do të jetë aty së pari për të menaxhuar trafikun e alkoolit dhe duhanit e për të parandaluar kalimin e kufirit. Por, edhe për të nuk është kjo e gjitha.

“Kemi edhe një arsye të dytë, që të gjithë e dinë”, thotë ai. “Estonia akuzoi Rusinë për rrëmbimin e një oficeri të shërbimeve sekrete dhe ne në Lituani nuk duam që kjo të ndodhë edhe me oficerët tanë. Gardhi është si një vijë e kuqe për Rusinë”.

Incidenti të cilit i referohet Misiūnas ka ndodhur tre vjet më parë dhe ka lënë drithërimë në kockat e politikanëve në shtetet balltike që prej asaj kohe. Një mëngjes të premteje në shtator 2014, granata tymuese shpërthyen në një pikë doganore estoniane, sinjalet e radios dhe telefonit u bllokuan, dhe burra të armatosur rusë tërhoqën zvarrë një oficer lokal. Emri i tij ishte Eston Kohver. Atë e nxorrën për paradë në televizionin rus dhe një vit më pas e dënuan në gjykatë me 15 vjet burg për spiunazh dhe akuza të tjera, përfshirë trafik armësh.

Estonia këmbënguli se oficeri ishtë rrëmbyer me forcë në territor estonian. Shërbimi i brendshëm rus i sigurisë, vazhdon të pretendojë, duke pasur sukses në gjykatat ruse, se Kohver ishte në një “operacion spiunazhi” në territor rus dhe e meriton dënimin.

Ka dyshime se e gjitha kjo u bë për të ndëshkuar qeverinë e Estonisë. Incidenti ndodhi dy ditë pasi Barack Obama vizitoi kryeqytetin Talin dhe u zotua se një sulm mbi Estoninë do të shihej si sulm ndaj gjithë NATO-s. Ai gjithashtu la të kuptohej se në vend do të ngrihej një bazë detare amerikane.

Rrëmbimi i oficerit konfirmon për shumë njerëz në Lituani sesa lehtësisht do ta kishin rusët të bëjnë ç’të duan dhe të shmangin të gjitha pasojat dhe sesa lehtë e kanë të luajnë me të vërtetën. Vilnius nuk dëshiron t’u japë atyre asnjë mundësi të luajnë të njëjtat rrengje në territorin lituanez.

Me mënyrën që tashmë është familjare për ata që vëzhgojnë Kremlinin, Rusia i është përgjigjur ndërtimit të gardhit me një përzierje talljesh dhe indinjate. “Në zonën e Kaliningradit ata kanë një fabrikë tullash dhe na sugjeruan nëse do na duheshin tulla për gardhin tonë”, thotë Misiūnas me një pamje gjysmë serioze.

“Por ne nxorrëm justifikime. Në këtë gardh nuk përdorim tulla… Zakonisht ne ndërtojmë ura mes vendeve, por në këtë rast ne po ndërtojmë gardhe”.

Ai buzëqesh. “Ne nuk luftojmë me Rusinë, ne nuk duam të luftojmë me Rusinë. Ne kemi këtë fqinj, ne e dimë sesi të jetojmë me këtë fqinj, dhe ne jetojmë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Takimi informal i kryeministrave të Rajonit në Durrës, ja çfarë pritet të diskutohet

Takimi informal i kryeministrave të Rajonit në Durrës, ja çfarë pritet të diskutohet

Thatësira dhe ndryshimet klimatike, ja si do ndikojnë në cilësinë e ujit në Shqipëri

“Ujë në 24 orë”, BERZH financon me 30 milionë euro projektin e bashkisë së Tiranës

Skënderbeu shkruan historinë, kalon në fazën e grupeve të Europa League

Skënderbeu shkruan historinë, kalon në fazën e grupeve të Europa League

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni