Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në brendësi të La Línea: qyteti spanjoll në vijën e frontit kundër trafikantëve të drogës

by te Sheshi
09/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Botë e çuditshme, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Në brendësi të La Línea: qyteti spanjoll në vijën e frontit kundër trafikantëve të drogës

Dhuna dhe skafet e ngarkuara me hashash janë shtuar shumë që kur kriza ekonomike e vitit 2008 në Spanjë solli forcimin e bandave të trafikut në qytet.

Juan Franco i kërkon shoferit të ngadalësojë makinën ndërsa kalon në atë që ka reputacionin si një prej rrugëve më të rrezikshme në Europë.

Pak pas dreke në një pasdite të ngrohtë ngjyrë gri, Calle Canarias është e qetë. Përveç një pastruesi rrugësh, ka pak shenja jete rreth shtëpive modeste një apo dykatëshe.

“Njerëzit presin që të ketë të shtëna këtu”, thotë Franco, i cili ka qenë kryebashkiak i La Línea de la Concepción për pothuajse tre vjet. Ai bën me dorë drejt shtëpive të peshkatarëve, një dyqani dhe një bari pak më tej. “OK, nuk është Beverly Hills, mirëpo nuk është saktësisht as Medellín, apo jo?”

Franco nuk e çan kokën për krahasimin me qytetin kolumbian që dikur mbahej nën thundër nga Pablo Escobar, por për fat të keq, këtë qytet ai pothuajse e ka mjaft të njohur.

Në pak vitet  fundit – dhe sidomos gjatë 12 muajve të fundit – La Línea, që shtrihet në hijen e shkëmbit të Gjibraltarit, ka fituar reputacionin e njollosur si qyteti më i trazuar i Spanjës. Burimi i këtij reputacioni famëkeq qëndron në anën tjetër të rrugës Calle Canarias, përgjatë 12 kilometrave të plazhit prej nga, në një ditë të kthjellët, mund të dallosh bregun maroken. Vitin e kaluar, policia kapi 145,372 kg hashash në rajon dhe 11,785 kg kokainë.

Trafiku është një fenomen jo i panjohur në këtë pjesë të botës. Por rritja e dhunës kundër zyrtarëve të policisë që përpiqen të luftojnë tregtinë fitimprurëse të drogës e ka bërë La Línea-n si vijën e frontit në betejën e Spanjës kundër trafikantëve.

Prillin e kaluar, 100 persona hodhën gurë ndaj Rojes Civile dhe policëve që po përpiqeshin të kapnin një dërgesë hashashi në plazhin El Tonelero. Dy muaj më pas, një oficer policie, u shtyp dhe u vra ndërsa ndiqte trafikantët e duhanit.

Gjërat u përshkallëzuan këtë shkurt, kur 20 persona me maska sulmuan spitalin e La Línea për të liruar një trafikant droge. Banorët lokalë ankohen për humbjen e shpejtë të kontrollit të qytetit dhe rritjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Qyteti, që lulëzoi pasi britanikët morën Gjibraltarin në fillim të shekullit të 18-të, prej kohësh ka qenë në marrëdhënie të afërta me kontrabandën. Një herë e një kohë ishte duhani, penicilina, çorapet e najlonit, sheqeri dhe kafeja. Por në vitet 1980 dhe 1990, trafiku nisi të rritej falë çmimeve më të ulta në Gjibraltar sesa në Spanjë.

Kur autoritetet spanjolle ndërhynë për të kontrolluar tregtinë në mes të viteve 1990, disa nga trafikantët e ndryshuan mallin me hashash maroken. Numri i tyre u rrit pasi Spanja u godit nga kriza ekonomike në vitin 2008, duke detyruar shumë prej atyre që kishin humbur punën në sektorin e  ndërtimit të kërkonin rrugë të tjera për të paguar faturat.

Sot, papunësia në qytet arrin rreth 35 për qind. Por në lagjet më të prekura, deri në 80 për qind e të rinjve janë të papunë. Aritmetika, thotë Franco, është e thjeshtë. “Njerëzit kanë pak shpresë për gjetjen e një pune, që përbën rrethanën ideale për narkotrafik”.

Afërsisht 3 mijë nga 64 mijë banorët e La Línea mendohet se janë të përfshirë në 30 apo më shumë bandat që drejtojnë tregtinë e drogës. Anëtarët e bandave thuhet se martohen brenda për brenda që të konsolidojnë pushtetin dhe të rrisin territorin dhe ndikimin e tyre.

Kush mund të dojë të hapë një biznes këtu?

Zyrtarët lokalë thonë se situata ka sjellë mungesë të sigurisë. Por më e rrezikshme sipas tyre, në terma afatgjatë është dëmi që i është bërë identitetit të rajonit. “Kush do të donte të vinte e të hapte një biznes këtu? Kush do të donte të vinte këtu dhe të bëhej mësues apo doktor kur imazhi i përgjithshëm është se këtu nuk ka siguri?.

Një banor lokal hamendëson se autoritetet po mbyllin një sy për situatën. “Mendojmë se është një valvul sigurie”, thotë ai. “Qeveritë e lënë të ndodhë pasi nëse nuk e lejojnë, njerëzit do ta humbin dhe do të vërtiten duke vjedhur e grabitur”.

Mena, i cili është pak i dëshpëruar nga fakti që shoqata e tij tashmë njihet më shumë se flet kundër narkotrafikut sesa për dekadat e punës në komunitet, po ashtu është i vakët për analogjinë me Medelinin.

Ndërkaq, një tjetër pjesëtar i shoqërisë civile kërkon më shumë personel, specialist dhe më shumë mbështetje kundër narkotrafikut. Krahasimet me Medelinin, thotë ai, mundësojnë “një pikë shumë të qartë reference. Ne nuk e kemi arritur ende atë ekstremitet, por ne shqetësohemi se kjo mund të ndodhë”.

Ai po ashtu vë në dukje numrin në rritje të armëve që janë sekuestruar dhe supremacinë e trafikantëve në fuqinë dhe shpejtësinë e skafeve.

“Peng i gjeografisë dhe ekonomisë”

Sipas ministrisë së Brendshme, kapja e hashashit përgjatë rajonit u rrit me 45 për qind vitin e kaluar, ndërsa sasia e kokainës e konfiskuar u rrit me 300 për qind. Problemi me La Línea nuk ka të bëjë vetëm me policinë, pasi nëse do ishte kështu, do të ekzistonte i njëjti problem edhe gjetkë në Spanjë.

Pak në qytet nuk bien dakord që La Línea është peng i historisë, gjeografisë dhe rrethanave të pas krizës ekonomike të vitit 2008.

Banorët të tregojnë mega-jahtet e ankoruara në breg dhe më tej, pak më larg shtëpive të peshkatarëve dhe blloqeve të vjetër të banimit, një hotel i madh që tërheq pensionistët britanikë të joshur nga vaktet e bollshme dhe afërsia me Gjibraltarin.

Autoritetet megjithatë besojnë se me investimet e duhura, krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen për turizmin, qyteti mund të rishpikë veten si një vend që tërheq familjet dhe pushuesit sesa drogën dhe titujt sensacionalë të medias.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
Don Fabio: Lamtumirë pankinë! Do bëhem analist

Don Fabio: Lamtumirë pankinë! Do bëhem analist

Nga Enklid PELARI: LGBT, komuniteti i paradokseve

Nga Enklid PELARI: LGBT, komuniteti i paradokseve

Kënga vajtuese e priftërinjve serbë në Jerusalem: oj Kosovë…(video)

Kënga vajtuese e priftërinjve serbë në Jerusalem: oj Kosovë…(video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni