Një qëndrim i çuditshëm: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po bën thirrje për veprim kundër Rusisë, ka shkruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Serbia është nën presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, pasi ministri serb Rade Basta tha se vendi i tij duhet t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
“Pozicioni i çuditshëm: Amerika po i bën presion Serbisë dhe ministri serb po bën thirrje për veprim kundër Rusisë”, ka shkruar Maria Zakharova në Telegram.
Edhe pse Serbia e ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ajo ende po i reziston presionit perëndimor për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
Të hënën, Rade Basta, ministri i ekonomisë i Serbisë, tha se Serbia po paguante një çmim të lartë për refuzimin për t’iu bashkuar embargos ndërkombëtare kundër Rusisë.
“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme”, ka shkruar Basta në Instagram. /tesheshi.com/